DOKUMENTI/ Pas vendimit të KAS, PD dërgon në KQZ deklaratën solemne të firmosur nga Alibeaj! Jep adresën e zyrave në ish-Bllok
Kryetari i komanduar i PD-së, Enkelejd Alibeaj
TIRANË- Pas vendimit të Komisionit të Ankimimeve dhe Sanksioneve (KAS), Enkelejd Alibeaj në cilësinë e kryetarit të komanduar të PD-së nuk ka humbur kohë dhe ka hedhur hapin e radhës, drejt ‘14 majit’. Ai ka hedhur firmën në deklaratën solemne, që deri dje, ishte bërë një pengesë aq sa mund të rrezikonte regjistrimin e saj në zgjedhje.
Gazetarja e Report Tv, Danjela Maloku ka siguruar dokumentin që mban firmën e Alibeaj, e ndërsa dorëzimi në KQZ është bërë ditën e sotme nga përfaqësuesi i saj ligjor, Indrit Sefa. Një detaj interesant në dokumentin e firmosur nga Alibeaj është se ka dhënë adresën e selisë së re të Partisë Demokratike, atë në rrugën “Donika Kastrioti”, në ish-Bllok dhe jo të godinës pranë Lanës.
Kjo deklaratë solemne “për refuzimin për të marrë pjesë në praktika të blerjes së votës, marrjes së financimeve apo përfitimeve të kundërligjshme, veçanërisht nga ato që vijnë nga aktivitete kriminale, si dhe përkushtimin për të konkurruar në zgjedhje në mënyrë të ndershme dhe me integritet” u bë edhe “kali i betejës” së PD-së se Enkelejd Alibeajt, pas marrjes së vulës nga Gjykata e Tiranës.
Ndryshe nga ky grupin, Kryekomisioneti Ilirjan Celibashi këmënguli që kjo kompetencë nuk mund të delegohej, pra sipas tij duhet të ishte firmosur nga Lulzim Basha, e për rrjedhojë vendosi mos regjistrimin e saj në 14 maj. Mirëpo, KAS që njihet si “gjykata e KQZ” hodhi poshtë vendimin e Celibashit dhe vendosi që ky dokument mund të firmoset edhe nga kreu i komanduar, Enkelejd Alibeajt.
B.K./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
27 Nëntor, 11:43
Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?
-
Të drejtë
24%
-
Të gabuar
68.6%
-
Nuk e di
7.5%
Vota total: 2945
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
GJKKO i hoqi 'arrestin shtëpiak' Berishës, Kthupi në 'Repolitix': Praktikë gjyqësore, dosja ka shkuar për hetim, Berisha nuk prish më provat! Gazetari: Bien akuzat e PD për kapje të drejtësisë
27 Nëntor, 21:39
-
Spahiu: Dyshoj se për 10 vjet, nuk ka gjykatë që guxon të dënojë Berishën dhe Ramën
27 Nëntor, 21:15
-
Elezi në Report Tv: Berisha nga Partia Komuniste, dështoi me protestën! Toska: Fije shprese për mbështetësit
27 Nëntor, 21:11
-
Policia procedoi 17 deputetë për protestën, Korreshi: Lani sqetullat se na helmuat, e nuk hamë dot përshesh
27 Nëntor, 20:05
-
Evi Kokalari reagon për lirimin e Berishës: Mos u gëzoni kot, s’ka lidhje administrata e Trump! Më intereson investigimi i kullës së malit, për atë më bënë kurban!
27 Nëntor, 19:10
-
Falenderoi gjyqtaren që e liroi, por çfarë thoshte Berisha pak ditë më parë për të
27 Nëntor, 18:33
-
Ylli Pata: Mitet që rrëzoi dhe precedenti që hapi lirimi i Sali Berishës
27 Nëntor, 18:18
-
I dhj….rë , por krenar!
27 Nëntor, 18:05
-
Buxheti 2025 drejt Parlamentit! Para shtesë për 21 institucione, shtohen shpenzimet me 23 mln euro! KQZ-së i japin 690 mln lekë shtesë për zgjedhje
27 Nëntor, 17:10
-
Kreshnik Spahiu: Gjykata e 'Ramës' apo gjykata e pavarur e liroi shtetasin Berisha?
27 Nëntor, 17:00
-
Siguria në shkolla, a po përdoren fëmijët nga Qeveria dhe Opozita?
27 Nëntor, 16:37
-
Berisha me gazetarët pas lirimit nga GJKKO: Falenderova gjykatësen për vendimin, por të tjerët janë bandë kriminale! Ku i gjeti Dumani 3 apartamente?
27 Nëntor, 14:47