Pas vetëflijimit horror të nënë e bijë, një tjetër rast referohet në prokurori! Një grua nuk ha ushqim prej 7 muajsh

Pas vetëflijimit horror të nënë e bijë, një tjetër rast referohet në prokurori! Një grua nuk ha ushqim prej 7 muajsh

Familja Josifi

Dosja që bën fjalë për vetëvrasjen e mistershme të nënë e bijë në zonën e Kombinatit, ndodhet ende në pritje të mbërritjes së akteve të ekspertimit nga mjekësia-ligjore dhe tabulateve telefonike nga kompanitë celulare. Deri në këtë fazë të hetimit, në prokurori nuk kanë mbërritur këto dokumente të kërkuara nga prokurorët e çështjes. Mirëpo gjatë fazës së hetimit, për të qartësuar rrethanat dhe shkaktarët që çuan në vetëflijimin e Anisa dhe Zhaneta Josifit, në prokurorinë e Tiranës mësohet se ka shkuar dhe një referim tjetër nga policia, ku një banore e kryeqytet, nuk pranonte të konsumonte ushqim. Ky rast është në verifikim e sipër nëse ka vend për të dyshuar mbi disa sekte fetare që mund të kenë ndikuar me ideologjinë e tyre për të mos konsumuar ushqimin nga shtetasja Vjollca Fida.

Policia ka shkuar në banesën e kësaj të fundit e cila jeton me kunatën e saj, Ismete Fidan. Ka qenë vetë kunata e saj, Ismete Fida, e cila ka deklaruar para oficerëve të policisë se Vjollca ka rreth 7 muaj që nuk konsumon ushqim, por vetëm lëngje frutash dhe fruta. Ajo u ka pohuar oficerëve se jeton me Vjollcën, që kur është martuar dhe se ka pas probleme të tilla herë pas here. Para rreth 15 vitesh, Vjollca, ka nisur të mos haj ushqim me pretendimin se ka probleme me zorrët si dhe sipas saj i fryhen damarët. Ismetja, ka deklaruar se Vjollca, nuk vuan nga ndonjë sëmundje si dhe nuk është e angazhuar në asnjë sekt fetar. Gjithashtu në banesë është lajmëruar disa herë ambulanca, e cila pasi shkon i bën një gjilpërë dhe ikën.

Në pyetje është marrë dhe shtetasja Vjollca Fida, e cila ka deklaruar po të njëjtën version si kunata e saj, se nuk konsumon ushqim pasi ka probleme me zorrët dhe se i fryhen damarët dhe nuk bën pjesë në ndonjë sekt fetar dhe është e besimit mysliman.

Policia në fund të referimit të këtij rasti në prokurori për vlerësim sqaron se “...pasi jemi futur në banesë dhe gjatë marrjes së deklarimeve të familjarëve dhe vetë personit, me sy të lirë kemi vënë re se nuk ekziston asnjë arsye që të mendojmë se aty ka ndonjë veprimtari të paligjshme...”.

I.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 16/07/2020 22:26

    Shteti ne kete rast nuk duhet te rije indifferent,ndoshta kemi te bejme me nje forme te maskuar anoreksie ose mund te jete semundja e cronet,nuk e di,por mendoj qe nje komision mjekesor(jo mjeku I familjes),pasi kjo zonja te beje analizat dhe kontrrollin te percaktojne sakte semundjen,shkaqet,dhe kuren.Fakti qe nje ambulance mjaftohet vetem me nje injeksion here pas here duket shume e dyshimte dhe duhet hetuar jo vetem nga prokuroria por dhe nga komisioni I etikes I mjekesise(nuk e di ne ka komision te tille ne Shqiperi).Gjithshtu duhen pare dhe veprimet e mjekut te familjes,ne se eshte I ngateruar ne veprime e zonjes dhe ambulances,mund te kete lejuar veprimet e paleve te permendura me siper nen nje arsye te/pa justifikuar.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Tayna tregon momentin e arrestimit në Zvicër: Qëndrova 5 orë në burg

Tayna tregon momentin e arrestimit në Zvicër: Qëndrova 5 orë në burg