Biznesmeni i klubit të Chelseat, Roman Abramovich është shpallur si i përshtatshëm për të marrë shtetësinë izraelite pasi iu vonua procesi i rinovimit të vizës nga Britania e Madhe.
Ai u largua drejt Tel Avivit, vend në të cilin i është dhënë tashmë shtetësia. Zhvillimet vijnë pasi viza e tij si investitor i fuqishëm në Mbretërinë e Bashkuar skadoi pak javë më parë, rreth fundit të prillit.
Mediat izraelite ndërkohë raportojnë se atij i është dhënë kartë identiteti në Izrael, bazuar në Ligjin për Rikthimin, që u lejon të gjithë hebrenjve të bëhen shtetas të Izraelit.

Komento
Komente
