TIRANE - 2015-a ishte një vit dilemash për bashkëqeverisjen mes PS-së dhe LSI-së, dhe e mbushur me diversione për marrëdhëniet mes Edi Ramës dhe Ilir Metës. Por festa e fundvitit e mazhorancës do të jetë një mbyllje sesioni që do të tentojë të heqë të gjitha dyshimet për marrëdhëniet brenda koalicionit.
“Shqiptarja.com” ka mësuar se festa e fundvitit do të jetë e përbashkët. Kryeministri Edi Rama ka ftuar të gjithë ministrat e kabinetit si dhe deputetët e PS-së dhe ata të LSI-së për një darkë fundviti.
Në njoftimin që kryeministri u ka bërë ministrave dhe deputetëve, darka do të shtrohet në datën 23 dhjetor, në orën 19:00 në një prej resorteve më luksoze në periferi të Tiranës, Royal Hill.
/Shqiptarja.com