Pas SHBA-së në Bruksel, sot takimi mes Borrell, Hotit e Vuçiç/ Shefi i politikës së Jashtme: Rruga për Serbinë dhe Kosovën Integrimi Europian

Pas SHBA-së në Bruksel, sot takimi mes Borrell, Hotit e Vuçiç/ Shefi i politikës së Jashtme: Rruga për Serbinë dhe Kosovën Integrimi Europian

BRUKSEL- Dialogu Kosovë-Serbi nga Uashingtoni zhvendoset në Bruksel, ku gjatë ditës së sotme shefi i diplomacisë evropiane Josep Borrell dhe emisari special i BE-së për dialogun, Mirosllav Lajçak, do të takohen sot me kryeministrin e Kosovës Avdullah Hoti dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në një takim tjetër të nivelit të lartë të dialogut në Bruksel.

Si pjesë e marrëveshjes gjithëpërfshirëse për normalizimin e marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë, takimi do të trajtojë rregullimet e komunitetit jo-shumicë dhe zgjidhjen e kërkesave të ndërsjella financiare/pronave. Takimi i nivelit të lartë i dialogut Kosovë-Serbi është planifikuar të fillojë në orën 10:00.

Në deklaratën e tij para takimit të tretë Kosovë-Serbi, shefi i politikës së Jashtëm të Bashkimit Europian Joseph Borrell u shpreh se gjatë këtij takimi ata do të fokusohen në ndjekjen e çështjeve të ngelura pezull në takimin e kaluara. Sipas tij dy janë çështjet më të rëndësishme  Ajo e të zhdukurve të luftës dhe rivendosja e marrëdhënieve ekonomike.  “Këto bisedime nuk janë të lehta.  Prandaj jam shumë i lumtur të shoh përkushtimin dhe respektin nga të dyja palët“, tha ai.  

Borrell u shpreh i lumtur se ata i japin rëndësi dhe prioritet kryesor integrimit në BE dhe vazhdimësisë së punës në dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja, që është dhe elementi ky i rrugëtimeve përkatëse drejt BE-së

Koordinatori shtetëror i Kosovës për dialogun me Serbinë, Skënder Hyseni, ka bërë të ditur nga Brukseli të dielën, se ka përafrim të qëndrimeve të palës serbe dhe asaj kosovare për arritjen e një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse për njohje reciproke. “Jemi afër, sot kanë qenë pak konstruktive këmbimet, qëndrimet, mendimet dhe sidoqoftë ka mbetur shumëçka për të rrumbullakuar nesër në nivel të lartë“. Dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë rinisi në Bruksel më 16 korrik. Në takimet e zhvilluara së fundi në Bruksel, është diskutuar për të zhvendosurit, të pagjeturit dhe bashkëpunimin ekonomik.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:00
Shefi i politikës së Jashtme para takimit me Hotin dhe Vuçiç: Rruga për Serbinë dhe Kosovën Integrimi Europian (VIDEO)

Takimi Kosovë-Serbi do të jetë i fokusuar më integrimin drejt Bashkimit Europian për të dyja vendet, është bërë me dije përmes një deklarate të përbashkët të njoftuar nga komisioneri përgjegjës për Sigurinë dhe Politikën e Jashtme të BE-së, Josep Borrell përpara takimit të tretë në Bruksel me përfaqësues të lartë mes Prishtinës dhe Beogradit

Në deklaratën e tij para takimit të tretë Kosovë-Serbi, shefi i politikës së Jashtëm të Bashkimit Europian Joseph Borrell u shpreh se gjatë këtij takim I ata do të fokusohen në ndjekjen e çështjeve të ngelura pezull në takimin e kaluara. Sipas tij dy janë çështjet më të rëndësishme  Ajo e të zhdukurve të luftës dhe rivendosja e marrëdhënieve ekonomike. 

 “Këto bisedime nuk janë të lehta.  Prandaj jam shumë i lumtur të shoh përkushtimin dhe respektin nga të dyja palët“, tha ai.  

Borrell u shpreh i lumtur se ata i japin rëndësi dhe prioritet kryesor integrimit në BE dhe vazhdimësisë së punës në dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja, që është dhe elementi ky i rrugëtimeve përkatëse drejt BE-së

Pas përfundimit të takimit do të jetë radha e të dërguarit të Bashkimit Europian Miroslav Lajcak për të folur në lidhje me takimin. Ndërkohë që para takimit u bë publike një deklaratë e përbashkët mes palëve  në të cilën theksohej rëndësia e Integrimit Europian dhe dialogut të ndërmjetësuar nga BE.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Ministrat e kryeministrit kanadez Trudeau në Florida për bisedime me ekipin e Trump

Ministrat e kryeministrit kanadez Trudeau në Florida për bisedime me ekipin e Trump