Një ngjarje e pazakontë, por me përfundim të lumtur, ka ndodhur gjatë një fluturimi nga Tirana drejt Londrës.
Falë ndërhyrjes së shpejtë të mjekut shqiptar Dr. Kristo Papa, u arrit të stabilizohej gjendja e një pasagjeri që pësoi shenja serioze shqetësimi shëndetësor në bord.
Pasagjeri filloi të shfaqte simptoma të rënda, mes tyre lipotimi, marrje mendsh, të vjella, diarre, dhimbje abdominale, dobësi të përgjithshme dhe dhimbje koke. Situata krijoi tension dhe shqetësim mes udhëtarëve, por reagimi i menjëhershëm i Dr. Kristo Papës shmangu përkeqësimin.
Mjeku organizoi dhënien e ndihmës së parë në bashkëpunim me stjuardesat e avionit dhe pasagjerë të tjerë. Për më shumë se tre orë udhëtim ajror, ai monitoroi dhe u kujdes për pacientin, duke siguruar stabilizimin e tij deri në uljen e avionit në aeroportin Luton të Londrës, ku pacienti iu dorëzua ekipit mjekësor spitalor për trajtim të mëtejshëm./TCH
Komente








Para dy vjetësh po udhëtoja me një aeroplan të British Airways nga Tirana për në aeroportin Heathrow të Londrës.Para sediljeve ku isha ulur unë ndodheshin dy gra shqiptare (ishin kunata )nga veriu i Shqipërisë dhe një fëmij.Aty nga mezi i rrugës njëra nga gratë bërtiti duke qarë dhe tha :”Tu bëfsha kurban “ disa herë.Gruaja tjetër ishte kapitur dhe ishte gati të rrëzohej me sytë të mbyllur.U shqetësuam të gjithë se pjesa më e madhe ishim udhëtarë shqiptarë që ktheheshim në shtëpitë tona.Stjuardesat erdhën menjëherë me një bombël oksigjeni dhe i vendosën një maskë në fytyrë për ta furnizuar me oksigjen.Mbas nja 10 minutash ajo e ngriti kokën dhe u bë pak më mirë.Gruaja vuante nga tensioni i gjakut,i rritej herë pas here.Kështu kaloi edhe ai rrezik dhe gruaja zbriti shëndosh e mirë në Londër.Doktor nuk u ndodh në aeroplan që ta ndihmonte,por shyqyr që u bë mirë për fatin e saj dhe familjes.
PërgjigjuAMAZING DOCTOR GOD bless you Eshte ve cfare spo Ben vaki Fantastic nje ndihme Humanitare te ruajte Zoti Doctor Shqiptare Nje Bravo e Madhe Shpetim njerezor Respekte
PërgjigjuBRAVO DOKTORIT... .. ...POR JO NE CDO AVION KA MJEKE....
Përgjigju