Pasaportat britanike do të kthehen
në ngjyrë blu dhe ari pas Brexit

Pasaportat britanike do të kthehen<br />në ngjyrë blu dhe ari pas Brexit<br>
Përveç ndryshimeve të kursit politik me Brexit Britania e Madhe do të ndryshoj ngjyrën e pasaportës duke e kthyer në ngjyrë blu dhe ari.

Autoritetet në Britaninë e Madhe kanë njoftuar se pasaportat e reja do të jenë gjithashtu një nga dokumentet më të sigurta të udhëtimit në botë me karakteristika të reja për ti mbrojtur britanikët nga mashtrimi dhe falsifikimi.

Pasaportat britanike do të dizenjohen në ngjyrë blu dhe ari pas Brexit-it, njoftoi ministri i emigracionit Brandon Lewis. Pas Brexit, pasaportat britanike nuk do të jenë në përputhje me standardet e BE-së.

Ky ndryshim do të simbolizoj identitetin kombëtarë të Britanisë së Madhe, pasaporta do ngjaj me një libër, ashtu siç ishte në vitet 1921.

Faqja e fotografisë me bazë letre e “burgundyve” do zëvendësohet me material të ri polikarbonati, i cili do të jetë më i vështirë për tu kopjuar.

pasaporta e re britanike

Redaksia Online
Xh.F/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    FSHF rinovon kontratën me trajnerin e Kombëtares Sylvinho, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Dash Sula kritika për draftin e Zgjedhores: E keni sjellë në Komision gjysmë ore para, e keni vulosur! Gjithçka tjetër kot

Dash Sula kritika për draftin e Zgjedhores: E keni sjellë në Komision gjysmë ore para, e keni vulosur! Gjithçka tjetër kot