Pasaportat e vjetra dalin
jashtë përdorimit në mars

Pasaportat e vjetra dalin<br />jashtë përdorimit në mars
Në mars të këtij viti, sipas zëvendësministri të Brendshëm Ferdinand Poni, pasaportat e vjetra do të dalin jashtë përdorimit.

Poni tha se “deri tani janë pajisur me pasaporta biometrike rreth 2.2 milionë qytetarë shqiptarë”.

Ende nuk dihet nëse do të ketë rimbursim të atyre që janë pajisur me pasaporta deri në mars të vitit 2009, kur edhe nisën pasaportat biometrike. Jozyrtarisht bëhet e ditur se nuk do të ketë asnjë zhdëmtim.

Disa njerëz besojnë se mënyra më e mirë do të ishte skadimi i pasaportës së tyre atëherë kur e ka afatin real të sanksionuar në pasaportën e lëshuar nga shteti dhe jo në mënyrë arbitrare nga i njëjti shtet dhe pa zhdëmtim.

Procesi i aplikimit për pasaporta biometrike filloi më 25 mars 2009.

  • Sondazhi i ditës:

    Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?



×

Lajmi i fundit

Hezbollahu godet një fushë futbolli në Izrael, 10 viktima, fëmijë dhe adoleshentë! 30 të vrarë nga sulmet izraelite në një shkollë në Gaza

Hezbollahu godet një fushë futbolli në Izrael, 10 viktima, fëmijë dhe adoleshentë! 30 të vrarë nga sulmet izraelite në një shkollë në Gaza