Zv/ministri I Brendshëm tha gjithashtu se vetëm gjatë javës së fundit rreth 9 mijë persona kanë aplikuar për t’u pajisur me këtë dokument. Ndërsa në total ky numër ka arritur në 2 milionë e 217 mijë.
Më 6 janar me propozim të Ministrit të Brendshëm Z. Bujar Nishani, Këshilli i Ministrave vendosi që pasaportat jobiometrike të jenë të vlefshme si dokument udhëtimi deri në datën 1 mars 2012. Vendimi u mbështetet në paragrafin e parë, të nenit 9, të ligjit nr.10306, datë 22.07.2010, “ Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr.8668, datë 23.11.2000, “Për pajisjen e shtetasve shqiptarë me pasaportë për jashtë shtetit, të ndryshuar”, citohet në deklaratën për shtyp të kryeministrisë, të asaj dite.
Procesi i aplikimit për pasaporta biometrike filloi më 25 mars 2009.
(sg/im/shqiptarja.com)