'Pasardhës' i Delta-s, në Britani shfaqet një tjetër variant i COVID, ekspertët: Po e monitorojmë, ka mutacione që mund t'i japin avantazhe mbijetesës së virusit

'Pasardhës' i Delta-s, në Britani shfaqet një tjetër variant i COVID, ekspertët: Po e monitorojmë, ka mutacione që mund t'i japin avantazhe mbijetesës së virusit

Foto ilustruese

Zyrtarët shëndetësorë në Britaninë e Madhe po monitorojnë nga afër një 'pasardhës' të ri të variantit Delta të COVID që po shkakton një numër në rritje të infeksioneve.

Delta është varianti mbizotërues në Mbretërinë e Bashkuar, por të dhënat zyrtare të fundit sugjerojnë se 6% e rasteve me COVID në vend, virusi është i një lloji të ri.

AY.4.2, të cilën ekspertët shëndetësorë e quajnë "Delta Plus", përmban mutacione që mund t'i japin avantazhe mbijetesës së virusit. Testet janë duke u zhvilluar për të kuptuar se sa kërcënim mund të paraqesë.

Ekspertët thonë se gjithsesi nuk ka gjasa të jetë imun nga vaksinat aktuale. Ky variant ende nuk konsiderohet një variant shqetësues.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

'Ballkoni i fundit anti-amerikan', Haklaj në 'Studio Live': Rithemelimi nuk ka kauzë, i servilosen Berishës për të dalë deputet

'Ballkoni i fundit anti-amerikan', Haklaj në 'Studio Live': Rithemelimi nuk ka kauzë, i servilosen Berishës për të dalë deputet