Theresa May, Sekretarja e Brendshme ka fituar raundin e parë të votimeve për të zevendësuar David Cameron në postin e kryetarit të konservatorëve dhe kryeministrit.

Ajo siguroi një fitore prej 165 votash, ndërsa rivalja e saj Andrea Leadson u rendit e dyta me 66 vota.

Ministri i Drejtësisë Michael Gove mori 48 vota duke u renditur ne vendin e tretë.

Kreu i ri konservator dhe kryeministri do të shpallet jo më vonë se 9 shtatori sipas rregullave të partisë.

Këto votime erdhën pas daljes së Britanisë nga Bashkimi Europian, ku kryeministri Cameron dha dorëheqjen.

Redaksia Online 
(xh.k/shqiptarja.com)