Pasdaranët iranianë kanë lëshuar një paralajmërim për evakuim për banorët e disa zonave të caktuara në Dubai, në Emiratet e Bashkuara Arabe, dhe në Doha, në Katar.
“Në këto zona ndodhen të fshehur oficerë dhe ushtarë amerikanë, prandaj disa prej këtyre vendeve mund të sulmohen në orët e ardhshme”, thuhet në deklaratë.
“Pavarësisht paralajmërimeve tona, udhëheqësit tuaj u kanë dhënë strehë amerikanëve dhe kanë lejuar që territoret tuaja të përdoren për të sulmuar Iranin”, shtojnë më tej Pasdaranët.
Pavarësisht evakuimeve të mundshme, mijëra shqiptarë rezidentë dhe turistë ndodhen në Dubai, ndërsa qindra të tjerë ndodhen në Katar, kryesisht në Doha.
Lajmi kryesor:
Lufta/ Trump: Mojtaba Khamenei? S'e di a është gjallë, nëse po të dorëzohet! Telefonatë me Starmer: E rëndësishme të rihapet Hormuzi! 1000 anije presin për të kaluar Ngushticën












