Pasditja do të sjellë përmirësim të kushteve atmosferike, por ja sa do të ulen temperaturat

Pasditja do të sjellë përmirësim të kushteve atmosferike, por ja sa do të ulen temperaturat

Kthjellime dhe vranësira të shpeshta dominojnë deri në mesditë në të gjithë shqipërinë, ku më të dukshme paraqiten në rajonin Jugor-Juglindor duke sjellë reshje afatshkurtra. Por pasditja dhe mbrëmja sjellin përmirësim të dukshëm të kushteve atmosferike, duke bërë që moti i kthjellët të jetë dominant në vend.

Temperaturat e ajrit ulen lehtë në mëngjes por rritje sjell mesdita duke luhatur vlerat ekstremale ditore nga -2°C në zonat malore deri në 17°C mesdita në Jugperëndim.

Era do fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi Verior-Veriperëndimor duke krijuar në det dallgëzim 3 ballë.

Rajoni dhe Europa

Perëndimi, Qendra dhe zonat Juglindore të kontinentit mbeten me reshje mesatare deri intensive ku reshje dëbore priten në Alpet Europiane. Ndërsa kthjellime të shpeshta dhe vranësira të pakta dominojnë ekstremet Jugperëndim-Verilindje si dhe pjesën më të madhe të Gadishullit të Ballkanit.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë