Pasditja sjell shpeshtim të vranësirave, njihuni me parashikimin e motit

Pasditja sjell shpeshtim të vranësirave, njihuni me parashikimin e motit

Foto ilustruese

Vendi ynë do të ndikohet nga mot i kthjellët e me kalime vranësirash kryesisht gjatë orëve të pasdites.

Sipas MeteoAlb vijojnë të jenë prezente masat ajrore të qëndrueshme në territorin Shqiptar, të cilat do të sjellin në zonat bregdetare dhe të ulta dominim të kthjellimeve dhe vranësira të lehta.

Por mesdita dhe pasditja sjellin shpeshtim të vranësirave në veriperëndim dhe jugperëndim të vendit duke gjeneruar edhe reshje të pakta shiu. Ndërsa pjesa tjetër e vendit vijon me kthjellime dhe vranësira të herë pas herëshme.

Temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes, por do të rriten në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 4°C deri në 25°C.

Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi mbi 45 km/h nga drejtimi Jugor duke sjell në det dallgëzim 4 ballë.

Rajoni dhe Europa

Moti – E enjte, 21 Tetor 2021

Europa Veriore dhe Lindore mbeten nën ndikimin e dy qendrave te fuqishme ciklonare duke sjelle ne keto rajone, vranësira dhe reshje të dendura shiu e debore, shoqëruara me mini stuhi ere. Gjithashtu, pjesa më e madhe e Qendrës së kontinentit paraqitet me vranësira dhe reshje te dendura shiu. Ndërsa Gadishulli Iberik dhe Rajoni i Ballkanit do të jenë me kthjellime dhe kalime të pakta vranësirash.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Përfshihet në flakë apartamenti në Patos, shkak bombola e gazit, nuk ka të lënduar

Përfshihet në flakë apartamenti në Patos, shkak bombola e gazit, nuk ka të lënduar