Myslim Pashaj dhe Lisien Bashkurti, dy figurat kryesore të AK hodhën poshtë akuzat ndaj Spahiut. Bashkurti thotë se vendimi për të dalë vetëm në zgjedhje ishte i organeve legjitime të partisë. “AK është forcë nacionaliste liberale.

Ne as s’marrim njerëz me presion apo shantazh e as nuk baltosim njerëz, që në një moment të caktuar mbajnë qëndrimet e tyre. Ne s’fyejmë, as anatemojmë e as s’damkosim askënd që shpreh vullnetin personal.

AK dëshiron që në fushatë, fronti opozitar të funksionojë mbi bazën e një kodi etike komunikimi”, tha Bashkurti. Për të, pavarësisht se s’është bërë koalicion, “meqënëse jemi brenda frontit opozitar ku bën pjesë dhe AK, çdo qëndrim kundër ka të bëjë mbi bazën e parimit “përça e sundo opozitën”.

Ky princip prodhohet nga diktatorët, liderët autoritaristë që synojnë rrënimin e opozitës dhe mbajtjen në pushtet të qeverisë së krimit e korrupsionit që mban emrin “Berisha”.

Ndërsa Pasha pavarësisht se e quan të rëndë largimin e disa sekretarëve të AK, thotë se gjithçka është bërë konform vendimeve të partisë. Ai refuzon të ketë pasur rushfete për kandidim, ndërsa shprehet “AK s’është krijuar nën sqetullën e nën xhepin e Berishës madje ka qënë partia më antiBerishë deri më tani”.

Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 30.04.2013

Redaksi Online
(b.m/shqiptarja.com)