"Pashallarët" e Kadaresë, del
letra e Mehmetit për Enverin
letra e Mehmetit për Enverin">
TIRANE- Se si ishin marrëdhëniet e shkrimtarit Ismail Kadare me regjimin dhe hallkat e tij, mund të zbulohet më qartësisht se kudo në dokumentet e arkivave të kohës.
Por tani del një dokument shumë i rëndësishëm: Letra që Mehmet Shehu i dërgoi Enver Hoxhës më 20 tetor 1975 për poemën e censuruar “Pashallarët e kuq”
Letra është botuar për herë të parë e plotë me faksimile nga studiuesi Shaban Sinani në librin “letërsia në totalitarizëm dhe “Dossier K”, botuar nga Shtëpia botuese dhe studio letrare “Naimi” ë verë 2011, shkruhet sot në suplementin letrar të gazetës “Shqiptarja.com” Rilindasi.
Në këtë letër jepen kritikat e Shehut, evidentimi pikë pas pike i gabimeve të rënda të shkrimtarit, mandej një kërkesë për ta shpëtuar këtë shkrimtar, që fundja nuk “është si Paçrami” që i ktheu krahët Partisë, për t’i dhënë një mundësi të njohë më mirë mësimet e marksizmit dhe në fund një frazë dramatike që duket sikur shuan çdo rresht të mëparshëm të kësaj letre “…Kështu mendoj unë por mund edhe të gaboj. Sidoqoftë unë jam dakord si të vendosni ju.” Poema kishte shkaktuar një furtunë.
(Në foto Shkrimtari Ismail Kadare, faksimilet e letrës së Mehmet Shehut,dërguar Enver Hoxhës më 20. 10 1975)Katër ditë përpara kësaj letre, me 16 tetor 1975, Dritëro Agolli kryetar i Lidhjes së Shkrimtarëve i shkruante anëtarit të Komitetit Qendror Pirro Kondit se “poezia ishte alarmante”. Furtuna e vërtetë do të shpërthente në mbledhjet e Komitetit Qendror, ku akuza të ashpra lëshohen mbi shkrimtarin, mbledhje pas mbledhjeje. Pesë ditë, pas letrës së Mehmet Shehut, me 25 tetor 1975 u mbajt mbledhja e parë në aparatin e Komitetit Qendror të PPSH, ku u thirr të bëjë autokritikë Ismail Kadare, i cili duket ishte gozhduar fort me kritika e akuza që nuk kishin qenë kurrë kaq të ashpra në historinë e kritikave të një vepre letrare.
(Shkrimin e plotë, rrëfimin e Helena Kadaresë si e përcollëm tensionin në shtëpi, dhe autokritikën e Ismailit në Byronë Politike mund ta lexoni sot në suplementin letrar Rilindasi, e cila shitet bashkë me gazetën “Shqiptarja.com” vetëm për 30 lekë.)
Sondazhi i ditës:
27 Nëntor, 11:43
Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?
-
Të drejtë
24.3%
-
Të gabuar
68.3%
-
Nuk e di
7.4%
Vota total: 3184
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Champions League/ Liverpool mposht 2-0 Real Madridin, Mbappe dhe Salah humbasin penallti! Juve tre ndeshje pa fitore, tri pikë për Dortmund e Lille
27 Nëntor, 22:55
-
DOSJA/ 'Mami është mërzitur, nuk e keni falenderuar', fjalët e Megi Fetahut 'prekin' Suel Çelën: Për Pajtimen hidhemi të gjithë në zjarr
27 Nëntor, 22:46
-
Spahiu: Meqë Berisha kërkon qeveri teknike me PS, uroj që Rama ta bëj ministër 4 vite
27 Nëntor, 22:41
-
Spahiu: Lirimi i Berishës nuk është vendim pafajësie por thjesht masë sigurie
27 Nëntor, 22:38
-
Po tani, ka drejtësi zoti Berisha ?
27 Nëntor, 22:37
-
Kërkesa e opozitës për qeveri teknike, Alimehmeti në 'Repoltix': Duhet vullnet politikë nga PD dhe PS! Zarat janë hedhur! Faik Basha: E nevojshme
27 Nëntor, 22:25
-
Të burgosur prej vitesh në Kinë, lirohen tre amerikanët e burgosur, marrëveshja e rrallë diplomatike me Pekinin
27 Nëntor, 22:19
-
Deputeti i LDK: Veprimet e qeverisë Kurti, e kanë kthyer presionin e Perëndimit ndaj Kosovës
27 Nëntor, 22:16
-
Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion
27 Nëntor, 21:56
-
Dita e mësueses së baletit në ‘Një nga ne’, Romina Kaso: Më frymëzojnë sytë e fëmijëve, do kërcej sa të kem fuqi
27 Nëntor, 21:51
-
GJKKO i hoqi 'arrestin shtëpiak' Berishës, Kthupi në 'Repolitix': Praktikë gjyqësore, dosja ka shkuar për hetim, Berisha nuk prish më provat! Gazetari: Bien akuzat e PD për kapje të drejtësisë
27 Nëntor, 21:39
-
Prag feste, Rama ndan fotoalbumin e fëmijëve veshur kuqezi
27 Nëntor, 21:35