Pashaqofte në supë perimesh prerë me vezë dhe limon

Përbërësit:  

  • 4 lugë gjelle vaj ulliri
  • 1 karrotë në kubikë të vegjël
  • 1 degë selino
  • 1 patate e prerë në kubikë
  • 1 presh i grirë
  • 1½ litër ujë i ngrohtë
  • 2 vezë
  • 2 limona mesatarë
  • 1 lugë gjelle niseshte
  • Kripë, piper
  • Pak kopër e grirë

Për qoftet:

  • 500 gr mish i grirë viçi
  • 1 vezë
  • 1 qepë mesatare
  • 1 karrotë e grirë
  • ¼ filxhan vaj ulliri
  • ¼ filxhan oriz
  • 2 lgj kopër e grirë
  • 2 lgj majdanoz i grirë
  • Kripë dhe piper

Përgatitja:

Përziejmë mirë të gjithë përbërësit e qofteve derisa masa të bëhet homogjene. Formojmë qofte të vogla rreth 3–4 cm diametër dhe i lëmë mënjanë. Në një tenxhere kaurdisim perimet me vajin e ullirit për 4–5 minuta. Shtojmë ujin e ngrohtë dhe e lëmë supën të marrë valë. Vendosim qoftet në tenxhere dhe i lëmë të gatuhen për rreth 35–40 minuta në zjarr të ulët. Rrahim vezët derisa të bëhen kremoze, shtojmë lëngun e limonëve dhe niseshten e tretur në pak ujë. Shtojmë gradualisht pak nga lëngu i nxehtë i supës duke e trazuar që të mos prihen vezët. Kur masa ngrohet dhe trashet pak e hedhim në tenxhere duke e tundur lehtë pa e përzier me lugë.