‘Pashë njerëz që vrisnin njëri-tjetrin’, Miss Brazili rrëfen si e braktisi e ëma: Nuk kishim më asgjë (Video)

‘Pashë njerëz që vrisnin njëri-tjetrin’, Miss Brazili rrëfen si e braktisi e ëma: Nuk kishim më asgjë (Video)

Fituesja e "Miss Brazil" 2018, Vanesa

Vanesa Fernandez, bukuroshja që mban kororën e “Miss Brazil” ka rrëfyer të gjithë historinë e jetës së saj që ishte vërtet e trishto. Të ftuara në emisionin ‘Lartë e Poshtë’ ishin një pjesë e konkurrenteve të ‘Miss Globe’, por Vanesa ra në sy për jetën e saj të vështirë që kishte kaluar.

Bukuroshja tregoi se i është dashur të punonte që në moshën 14-vjeçare, pasi i duhej të ndihmonte të atin.

 “Unë kam një histori të gjatë, por e përmbledhur do të ishte kjo: Kur unë linda, im atë ishte një futbollist dhe ne kishim para. Ai ishte i famshëm dhe të gjithë e njihnin për atë që bënte, pavarësisht se në atë kohë nuk kishte media sociale. Por më vonë ai pësoi një aksident dhe nuk mundi të luante më. Nga ai moment gjërat nisën të merrnin për keq, në aspektin financiar, derisa shkuam në një pikë ku nuk kishim çfarë të vishnim. Unë kisha gjithçka dhe në një moment tjetër nuk kisha më asgjë, prandaj nuk e kuptoja çfarë po ndodhte. Kështu që ne shkuam në një vend që në Brazil dhe në botë njihet si “getto” (rruga), një vend shumë i thjeshtë, por edhe tërheqës për turistët,”- e nis ajo rrëfimin e saj.

Më pas ajo zbulon gjithçka që ju desh të kalonte kur mbeti vetëm me të atin.

Ajo kohë ishte më e vështira në jetën time. Mu desh të nisja punë kur isha 14 vjeç që të ndihmoja tim atë, ndërsa ime më në këtë situatë na braktisi dhe zgjodhi një jetë tjetër. Tani nuk e gjykoj më, por në atë kohë ishte shumë e vështirë të mos kisha mamin pranë. Gjithsesi kisha babain tim. U përballa me shumë gjëra dhe njoha anën më të keqe të botës. Pash njerëz që vrisnin njëri-tjetrin, pash gjëra të këqija për të cilat nuk jam ende gati të flas, sepse prekem shumë. Në mes të kësaj rrëmuje pash shpresë dhe askush nuk ma tha atë gjë,”- shprehet Vanesa.

Më tej bukuroshja tregon se qëllimi i saj është të kthehet sërish atje ku ishte dhe t’u tregonte të gjithëve se nuk i ka humbur ëndrrat.

 “Ëndrra ime më e madhe është të kthehem atje nga ku kam ardhur. Të kthehem tek ato shkolla, ata fëmijë dhe t’iu them që unë besoj tek ëndrrat e mia dhe më shikoni ku jam. Në një vend të mrekullueshëm në anën tjetër të botës. Unë nuk hoqa dorë nga ëndrrat, por luftova fort për to. Dua të bërtas dhe t’ia tregojë njerëzve, t’i bëj të besojnë se nëse kanë shpresë mund të arrijnë gjithçka duke mos devijuar nga rruga e drejtë. Do të duhet pak kohë, por do t’ia arrijnë,”- përfundon “Miss Brazili.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duk protesta e opozitës?



×

Lajmi i fundit

'Mosbindja civile' e PD-së, më pak protestues se u paralajmëruan, kur mbërritën në PD firuan fare! Shikoni pamjet me dron

'Mosbindja civile' e PD-së, më pak protestues se u paralajmëruan, kur mbërritën në PD firuan fare! Shikoni pamjet me dron