Pashinian kërkon ‘pauzë’ në protestat në Armeni

Pashinian kërkon ‘pauzë’ në protestat në Armeni

Udhëheqësi i opozitës në Armeni, Nikol Pashinian

Udhëheqësi i opozitës në Armeni, Nikol Pashinian, bëri thirrje për një pauzë në protestat antiqeveritare, pasi Partia Republikane në pushtet dha indikacione se mund ta mbështesë zgjedhjen e tij kryeministër, në votimin parlamentar më 8 maj.

Pashinian e mirëpriti ndryshimin e qëndrimit të Partisë Republikane dhe tha se protestat, tani për tani, do të ndalojnë. Të mërkurën, në gjithë Armeninë ka pasur protesta masive, në përgjigje të thirrjes së Pashinianit për grevë të përgjithshme dhe mosbindje civile.

Thirrja është bërë pasi Parlamenti armen ka votuar kundër zgjedhjes së tij kryeministër, më 1 maj. Protestat që ka udhëhequr Pashinian qysh më 13 prill kanë detyruar kryeministrin Serzh Sarkisian të japë dorëheqje.

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave