Pashkët, Basha: Gëzuar të gjithë
besimtarëve katolikë dhe ungjillorë

Pashkët, Basha: Gëzuar të gjithë<br />besimtarëve katolikë dhe ungjillorë
Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka uruar nga Lezha të gjithë besimtarët katolikë për festën e Pashkës.

Ai ka marrë pjesë në kremtimin e meshës në Katedralen e Shën Nikollës në Lezhë, teksa ka qenë i shoqëruar nga deputetët Bumçi e Boçi ku i ka uruar të gjithë besimtarët shqiptarë kudo që ndodhen.

Në këtë ditë dua të rikujtoj sakrificën e mijëra klerikëve e besimtarëve të Zotit, të krishterë e myslimanë që me sakrificën e tyre, me besimin e patundur në Zot dhanë gjithçka, flijuan jetën e tyre në shkretëtirën e shpirtit në terrorin komunist që shkatërroi e mbylli mijëra kisha e xhami në mbarë Shqipërinë. Paçim bekimin e Zotit në këtë ditë të bekuar, Zoti e bekoftë Shqipërinë” ka thënë Basha

Ndërkohë në rrjetin social "Facebook" ai ka uruar për këtë festë.

“Ju uroj të gjithë besimtarëve katolikë dhe ungjillorë Gëzuar Pashkët! Për shumë vjet Gëzuar!” ka thënë Basha. 

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kazakistan/ Avioni me 67 persona në bord dyshohet se u godit nga rusët, vetëm 28 mbijetuan

Kazakistan/ Avioni me 67 persona në bord dyshohet se u godit nga rusët, vetëm 28 mbijetuan