Pashkët, Nishani besimtarëve:
Shpalosni vlerat e shqiptarizmës

Pashkët, Nishani besimtarëve:<br />Shpalosni vlerat e shqiptarizmës
Urimin e pashkëve për besimtarët katolikë Presidenti i Republikës e ka përcjellë nga qyteti i Shkodrës. 

Por krahas besimtarëve Bujar Nishani i është drejtuar dhe politikanëve duke i kërkuar më tepër përgjegjshmëri.

Aktorët e politikës shqiptare duhet të marrin përsipër përgjegjësitë që përfaqëson mandati i tyre, angazhimi i tyre dhe raporti që ata kanë me shoqërinë dhe institucionet e shtetit shqiptar. Më e mira nuk vjen vetëm me deklarata, fjalë e retorikë, por me veprim konkret, punë, angazhim ku politikanët duhet të jenë të parët që të japin shembullin e integritetit, punës, ndershmërisë, dinjitetit” ka thënë Nishani.

Presidenti i Republikës, Bujar Nishani më herët ka uruar të gjithë besimtarët katolikë për festën e Pashëve, duke i inkurajuar ata që të shpalosin në këtë ditë tepër të veçantë vlerat e shqiptarizmit.
 
Përmes një mesazhi, ai ka uruar të gjithë besimtarët për më shumë paqe dhe lumturi, ndërkohë që sipas tij kjo ditë i gjen shqiptarët  të bindur se hap pas hapi do të shënojmë përparime në rrugëtimin tonë drejt familjes së madhe evropiane.
 
Ja mesazhi i tij i plotë
“Të dashur besimtarë katolikë!
Me rastin e kremtimit të Festës së Pashkëve, ditës kur të mbarë katolikët ripërtërijnë besimin e tyre tek Biri, Ati dhe Fryma e Shenjtë, dëshiroj t’ju uroj të gjithëve mbarësi, paqe dhe lumturi!  
Ju uroj nga zemra në këtë ditë të bekuar që të gjeni e të ripërtërini kurajën, forcën, besimin dhe vullnetin për t’u bërë më të mirë si qenie njerëzore e për të shpalosur vlerat e vërteta të shqiptarizmës!
Festa e Pashkëve, kjo ditë e ringjalljes së besimit, i gjen shqiptarët të bindur se hap pas hapi do të shënojmë përparime në rrugëtimin tonë drejt familjes së madhe evropiane. Ky vit shënon edhe shenjtërimin e bijës më të madhe dhe shembullit mbarëbotëror të mirësisë dhe humanizmit altruist – atë të Nënë Terezës nga Ati i Shenjtë, Papa Françesku I – gjë që do të japë shembullin më dinjitoz dhe më frymëzues se sa vlera dhe dinjitet përfaqëson kombi i vogël shqiptar për mbarë njerëzimin në rrafsh global.
Të gjithë besojnë fort tek mirësia, tek paqja mbi dhé dhe disa prej nesh madje shpresojmë me gjithë shpirt edhe tek bota e përtejme, ku vlerat e vërteta e të qashtra njerëzore gjykohen dhe vlerësohen nga i Plotfuqishmi. Detyra dhe përgjegjësia jonë në këtë jetë është që të përpiqemi me të gjitha forcat dhe mundësitë tona për ta merituar këtë shpresë dhe një jetë sa më të mirë, edhe për brezat që do të vijnë pas nesh.
Gëzuar dhe për shumë vjet Festën e shenjtë të Pashkëve!” – theksohet në mesazhin e Kreut të Shtetit shqiptar.
 

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

‘Giro d’Italia 2025’ nis nga Shqipëria, jehonë në mediat e huaja

‘Giro d’Italia 2025’ nis nga Shqipëria, jehonë në mediat e huaja