TIRANE - Vendimi i marrë nga qeveria greke, për pezullimin e licensave, të linjave të autobusëve Shqipëri-Greqi, që operojnë në rrethet e vendit, u ka shkaktuar shumë dëme ekonomike agjencive të udhëtimit.

Pashk Preka drejtues i një prej agjencive të udhëtimit shprehet se pasojat e këtij vendimi janë të mëdha. “Pasojat që ka sjellë pezullimi i licensave janë të shumta, investimet që janë bërë në transport janë të mëdha dhe këto investime kanë shkuar dëm, i gjithë investimi mbetet stok, bllokimi i licensave do të sjellë edhe rritje të çmimit të biletës, ajo ka për tu dyfishuar” shprehet Prenka.

Pezullimi i licensave do të bëjë që shumë punonjës që punojnë në kompanitë e transportit të mbeten pa punë “Tjetër problem është se udhëtarët do ta bëjnë udhëtimin drejt vendit fqinj me dy deri në tre ndalesa.

Mosdhënia e licencës bën që shumë punëtorë që punojnë në linjat e transportit të mbeten pa punë, në kompanitë e transportit Shqipëri-Greqi, punojnë gati 2000 punonjëse. Pra ka një dëm të madh ekonomik. Shumë kompani do të falimentojnë nga ky vendim” thotë Pashk Prenka.

Me këtë vendim grekët kërkojnë të vendosin kushte ne territorin shqiptar shprehet Prenka. “Sipas marrëveshjes grekët, kërkojnë të vendosin kushte në vendin tonë. Grekët kanë prishur marrëveshjen dhe kanë marrë vendim të njëanshëm, duke favorizuar vetëm kompanitë greke dhe kanë ndëshkuar kompanitë shqiptare.

Kanë vendosur kushte për territorin shqiptar, ata thonë që linjat shqiptare do të nisen vetëm nga Tirana, ndërsa ata të jugut të Shqipërisë do të jenë greke” përfundon ai.

Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 06.03 2013
Redaksia Online
(ad.ti/shqiptarja.com)