TIRANE- Besimtarët katolikë edhe ata ortodoksë, festojnë sot Pashkët. Por kjo festë për mbarë të krishterët nuk mund të konceptohet pa vezët e kuqe. Ato janë simbol i jetës, ndërsa e kuqja sakrifica e Jezu Krishtit. Besimtarët ortodoksë të cilët i janë drejtuar kishës qysh mëngjesin e së shtunës pohojnë se sipas riteve të fesë, vezët në familjet e tyre janë lyer pjesërisht të enjten e javës së Pashkës. “Sipas traditës sonë të enjten lyejmë vetëm vezët e reja të shtëpisë.
Pra, ndërrojmë vezën e vjetër e cila prej një viti ruhet në shtëpi dhe ajo hidhet në një lumë apo liqen. Të enjten lyhen aq vezë sa ka pjesëtarë familja dhe një vezë më shumë e cila është veza e familjes, apo jo veza që ndërrohet. E premtja e zezë, kuptohet nga vetë fjala që nuk mund të kryesh asnjë rit, edhe gatimi është diçka pa mish. Ndërsa vezët e tjera të cilat dhurohen apo shpërndahen për të afërmit apo të njohurit lyhen ditën e shtunë”, shpjegon Marika një besimtare ortodokse në kryeqytet. Por, sipas riteve dhe zakoneve, të shtunën në mbrëmje, në meshën e madhe kur kremtohet ngjallja e Krishtit, besimtaret thyejnë vezët me njëri- tjetrin, si për të treguar fitoren e jetës mbi vdekjen.
Gjithashtu besimtarët ndezin qirinj në kishë nga “Drita që nuk shuhet kurrë”, duke e çuar këtë dritë në shtëpitë e tyre për më tepër mbarësi. Ndryshe nga katoliket, ortodoksët janë më fanatik sa i përket procesit të lyerjes së vezëve, ata praktikojnë vetëm lyerjen e vezëve me të kuqe, kurse tek katolikët gjen edhe ngjyra të tjera dhe zbukurime tek vezët e Pashkës. Këtë vit Pashkët kremtohen në një ditë si nga besimtarët e katolikë ashtu dhe ata ortodoksë, ndaj edhe urimi ka ardhur si nga Imzot Rrok Mirdita ashtu edhe nga Kryepeshkopi Janullatus.
“Lindja e Krishtit është e mbushur me dritë të shkëlqyer, rrezaton valë drite në të gjitha drejtimet e botës. Këtë dritë ftohemi ta marrim në thellësinë e qenies sonë. Të shohim mendjen, fytyrën e zemrat tona, që shpesh pushtohen nga melankolia dhe zemërimi. Vëllezër e motra, Krishti u ngjall. Gëzuar!” është shprehur në urimin e tij, kryepeshkopi Janullatos. Ndërsa imzot Rrok Mirdita në urimin e tij u është drejtuar qytetarëve të mos kenë frikë, pasi ringjallja u jep shpresë të gjithëve. “Në qytetet dhe fshatrat tona, në shoqërinë tonë nuk mungojnë dhimbjet dhe dështimet, vuajtja e njerëzve të pafajshëm. Çdo njeriu të vuajtur i Ringjalluri i thotë sot ‘mos ki frikë’. I thotë çdo gruaje dhe burri ‘mos kini frikë’. Krishti i ringjallur mbush me lumturi e shpresë jetën e të gjithëve. Për shumë vjet pashkët Gëzuar Pashkët”, ka theksuar Imzot Rrok Mirdita.
Ky 20 prill është festa më e madhe e të krishterëve, Ringjallja e Krishtit. Në katedralen Katolike, Ortodokse në Tiranë dhe rrethe, mbrëmjen e djeshme është kremtuar mesha e ringjalljes së Jezu Krishtit. Ndërsa sot, të dielën besimtaret shkëmbejnë dhe thyejnë vezët mes tyre. Festa familjare vijon me dreken e Pashkës ku pjese e tryezës është mishi i qengjit i cili simbolizon Jezu Krishtin që sipas fesë së krishtere dha jetën për njerëzimin.
Shkrimi u publikua sot (20.04.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com