Pashkët, mesazh Meta e Peleshi:
Urojmë gëzuar ditën e ringjalljes

Pashkët, mesazh Meta e Peleshi:<br />Urojmë gëzuar ditën e ringjalljes
TIRANË - Kreu i Kuvendit Ilir Meta dhe zv/kryeministri Niko Peleshi kanë uruar besimtarët për festën e pashkëve, respektivisht nga kisha ortodokse në Tiranë dhe Korçë. Pas vizitën në kishën ortodokse ku është pritur nga kryepeshkopi Janullatos, kreu i Kuvendit ka uruar në këtë ditë feste.
 
“Sikurse dhe Zoti na deshi dhe na mësoi me sakrificën e tij, ne do të bëjmë për të tjerët atë që duam të na bëjnë. Ky është urimi për të besimtarët në këtë ditë ringjalljeje dhe gëzimit për gjithë shqiparët për pashkët”, tha kreu i Kuvendit, Ilir Meta.
 
Ndërkaq, zv/Kryeministri Niko Peleshi ka uruar për festën e Pashkës nga Korça, ku ndodhet së bashku me kryeministrin Edi Rama. “Gëzuar festën e Pashkëve. Këtë ditë e përjetuam me Kryeministrin. Zgjodhëm që të urojmë nga Korça”, tha Peleshi. Sipas tij, mesazhi i ringjalljes është aktual. “Shqipëria ka nevojë që të rilindë”, deklaroi zv/Kryeministri Niko Peleshi.

KODHELI DHE HAXHINASTO UROJNE PASHKET

Urimit për festën e Pashkëve u janë bashkuar edhe ministrat Kodheli e Haxhinasto. Në fjalën e saj Ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli uroi për një jetë më të sigurtë, dhe siç tha ajo, kjo të shërbejë si leksion edhe për vetë politikanët.
 
“Kjo ditë të mund të jetë më e sigurtë, më shumë siguri, dhe që ky hendek që ekziston mes vendit tonë dhe vendeve të Evropës të zvogëlohet. Ky është leksioni që ne politikanët duhet të marrim.” u shpreh Kodheli
 
Edhe Ministri i Transporteve Edmond Haxhinasto shprehu urimin e tij ndërsa e cilësoi këtë si një ditë reflektimi.
 
“Uroj të gjithë besimtarët Gëzuar Pashkët. Është një moment reflektimi për ti shërbyer dashurisë dhe jetës se kështu bëhemi më të mirë.” tha Haxhinasto

EDHE MINISTRET NIKOLLA E KUMBARO UROJNE FESTEN E PASHKEVE
 
Edhe Ministrja e Arsimit Lindita Nikolla dhe ajo e Kulturës Mirela Kumbaro kanë shprehur urimet e tyre për të gjithë besimtarët e krishterë, me rastin e festës së Pashkëve.

Në urimin e saj ministrja Nikolla uroi të gjithë shqiptarët për më shumë progres dhe ecje përpara të Shqipërisë
 
"Le të jetë kjo një ditë reflektimi për të bashkuar të gjithë politikanët për të folur më shumë me njëri tjetrin. Për të ecur përpara me verpa, për të shënjuar progres më shumë me mundësi të barabarta, për ta parë Shqipërinë në Bashkimin Evropian." tha Nikolla

Ndërsa Kumbaro në urimin e saj vlerësoi bashkëjetesen fetare si një ndër virtytet e traditës së shqiptarëve

"Është një ditë paqeje dhe rilindjeje dhe rilindja është për të gjithë. Dhe kjo është pjesë e traditës së Shqipërisë, bashkëjetesa e të gjithë besimeve. Prandaj Gëzuar të gjithë shqiptarëve." u shpreh Kumbaro

Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Media greke shkrim racist për shqiptarët: Imagjinoni të festonim ne kështu në mes të Tiranës, nuk respektojnë as bukën që hanë në Greqi

Media greke shkrim racist për shqiptarët: Imagjinoni të festonim ne kështu në mes të Tiranës, nuk respektojnë as bukën që hanë në Greqi