Presidenti i Republikës, Bujar Nishani ka zgjedhur të kremtojë sot Pashkët ortodokse në qytetin juglindor të Korçës, si simbol i besimit të fortë ortodoks të shqiptarëve.
Në vizitën e tij në Mitropolinë ku u mikprit nga Imzot Joani si dhe shumë besimtarë të krishterë ortodoksë, Nishani uroi për një vit më të mbarë.
“Besoj se sot ishte vendi më i përshtatshëm që nga Korça, simbol i besimit të fortë ortodoks të shqiptarëve, të gjendesha pranë këtij komuniteti të korçarëve, për t’u uruar jo vetëm atyre, por të gjithë shqiptarëve ortodoksë, gëzuar Pashkët! Një vit më të mirë e më të mbarë për të gjithë shqiptarët ortodoksë kudo ku janë dhe jetojnë, por edhe për të gjithë shqiptarët!
Nishani po ashtu ka shprehur një vlerësim të veçantë për klerikët e Kishës Ortodokse Shqiptare.
"Mesazhet e Pashkëve janë shumë të qarta: shpresë dhe besim. Dhe unë jam i bindur që në këto Pashkë, shpresa ringjallet më shumë, se e mira ekziston, dhe ne duhet të ringjallim besimin që të gjithë së bashku mund të shkojmë tek e mira. Kështu që edhe njëherë: Gëzuar! Mbarësi të gjithë besimtarëve ortodoksë korçarë në familjet e tyre, por edhe të gjithë besimtarëve ortodoksë shqiptarë, mirësi dhe fat,” u shpreh Kreu i Shtetit.
Më herët përmes një mesazhi publik, Nishani uroi që festa e Pashkëve të shërbejë si ditë reflektimi dhe përsosjeje.
"Festa e Pashkëve është dita e madhërishme e ringjalljes së Krishtit, dita e ripërtëritjes së përdëllimit dhe e rifreskimit të besimit të palëkundur tek i Plotfuqishmi!
Le të na shërbejë kjo ditë simbolike e kremtimit të ringjalljes së shpirtit hyjnor dhe besimit fetar për të reflektuar si dhe për të përsosur sadopak veten, të dashurit tanë, bashkësinë ku jetojmë, marrëdhëniet dhe solidaritetin njerëzor, por dhe për të konsoliduar e nxjerrë më shumë në pah vlerat e patjetërsueshme dhe tradicionale të bashkëjetesës e harmonisë fetare të shqiptarëve!
Në fund të urimit të tij, Kreu i Shtetit uron edhe një të ardhme sa më të mbarë për mbarë popullin tonë.
"Përfitoj nga kjo Festë e madhërishme të uroj gjithashtu më shumë lumturi, fat të mbarë, mirëqenie, begati e harmoni jo vetëm për besimtarët ortodoksë shqiptarë, por edhe një të ardhme sa më të begatë e të ndritur për mbarë popullin tonë!"
Redaksia online
(u.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com