Pashkët katolike, mesazhi i Ipeshkvit të Dioqezës nga Kosova: Thirrje për paqe dhe pajtim mes Kosovës dhe Serbisë

Pashkët katolike, mesazhi i Ipeshkvit të Dioqezës nga Kosova: Thirrje për paqe dhe pajtim mes Kosovës dhe Serbisë

Ipeshkvi i Dioqezës Prizren-Prishtinë, Dodë Gjergji

Ipeshkvi i Dioqezës Prizren-Prishtinë, Dodë Gjergji ka dhënë sot një mesazh në kuadër të Pashkëve Katolike. Ai u shpreh se duhet të lutemi që dialogu mes Kosovës dhe Serbisë dhe pajtimi mes shqiptarëve dhe serbëve të mund të fitojë që të gjithë të bashkuar të mund të ndërtojmë një të ardhme më të mirë për të gjithë.

Gjergji në meshën solemne të Pashkës, e cila është mbajtur në Katedralen Shën Nënë Tereza Prishtinë, tha se në këtë ceremoni lexuan pjesë të Biblës, pasi çdo iniciativë e shpirtit është vepër e Zotit, derisa u tha besimtarëve që u pagëzuan se shpirti i tyre do të shkëlqejë në paqe, lumturi dhe gëzim.

“Prandaj kjo natë ka kaq zjarrin që ngroh, kjo natë ka dritën që shkëlqen, kjo këngën, kjo natë ka Zotin e pranishëm në ne e bashkë me ne në Kishë. Andaj ju që pagëzoheni sane në këtë natë kaq të shenjët dhe në këtë moment kaq të bukur të fesë tonë mos harroni kurrë se kthimi juaj në fe të të parëve tuaj nuk është gabim, është zgjidhje e zgjuar dhe mundësi e madhe që ju ta njihni Krishtin i cili ju donë me gjithë zemër,…që do të dini ta duani Zotin i cili na mëson ta duam çdo krijesë. Zotin i cili na mëson të falim, të falim dhe të duam njëri tjetrin, të falim armikun, deri në atë më zemërftohtin që nuk dinë të kërkon falje.. ju që do të pagëzoheni sot do të iu mbuloj jeta e Krishtit, shpirti i juaj do të shkëlqej në paqe, lumturi dhe gëzim sepse gëzimi dhe lumturia e juaj nuk është më e mbështetur në lakminë e botës, as në ambicjet për lakmi, as në iniciativat për pushtet“, tha ai.

Ipeshkëvi Gjergji theksoi se të gjithë duhet të lutemi që dialogu mes Kosovës dhe Serbisë dhe pajtimi mes shqiptarëve dhe serbëve të ndodhë.

“Mos të hezitojmë që këtë natë t’i lutemi Zotit tonë për të gjithë popujt, për të gjithë njerëzit, edhe për ata që besojnë ndryshe e do të festojnë Bajramin, edhe për ata që do të festojnë pashkët më vonë që janë ortodoksët dhe që adhurojnë Krishtin, të gjithë të bashkohemi në lutje Zotit krijues për paqe në mes nesh, për paqe në vendin tonë për paqen dhe pajtimin në mes popujve, ashtu që dialogu në mes Kosovës dhe Serbisë dhe pajtimi në mes shqiptarëve dhe serbëve të mund të ngallënjejë që të gjithë të bashkuar të mund të ndërtojmë një të ardhme më të mirë për të gjithë sepse toka nuk na takon vetëm neve, as e ardhmja nuk na takon vetëm ne, u takon të gjithëve të gjithëve fëmijëve të hyjit“, tha ai.

G.MO/M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Termeti: 09/04/2023 15:59

    Ky qenka si Armando Duka? Mos eshte i dy punesuar Armandi?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

MPJD i kundërpërgjigjet Beogradit, ia refuzon kërkesën për vizitë një ministri serb

MPJD i kundërpërgjigjet Beogradit, ia refuzon kërkesën për vizitë një ministri serb