Pasi dështoi, Basha “fshin” Republikën
e Re dhe “rikthen” PD-në në seli

Pasi dështoi, Basha “fshin” Republikën<br />e Re dhe “rikthen” PD-në në seli<br>
Lulzim Basha ka “rikthyer” Partine Demokratike ne seline e demokrateve, pasi kishte qe ne shkurt te vitit te kaluar qe e kishte zhdukur. PD “fshin” Republikën e Re, rikthen logon e Partia Demokratike është rikthyer në identitet. Faqja zyrtare e Partisë Demokratike të Shqipërisë, ka ndryshuar sërish.

Pas akuzave publike nga ish-drejtues të lartë të PD për fshehje të simboleve dhe logos së PD dhe zëvendësimin e tyre me “Republikën e Re”, gjatë fushatës zgjedhore të 25 qershorit 2017, selia blu ka rikthyer logon në faqen e saj. Prej ditës së sotme, faqja zyrtare e demokratëve në internet nuk është më “demokratët.al” por “PD.al”.

Gjithashtu në faqen e re është i pasqyruar edhe statuti dhe organizimi, anëtarët e kryesisë dhe grupi i ri parlamentar.

Një vend të veçantë PD i ka dhënë edhe mesazhit që kreu i PD, Lulzim Basha dha disa muaj më parë për unifikimin dhe bashkimin e demokratëve pas zgjedhjeve të 25 qershorit.TemA
basha

basha

Redaksia Online
Xh.F/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Media spanjolle ‘Actualidad Viajes’: Bregdeti shqiptar, vendet më të mira për t’u vizituar

Media spanjolle ‘Actualidad Viajes’: Bregdeti shqiptar, vendet më të mira për t’u vizituar