Pasi e refuzoi, Nishani-Peleshit:
Ma bëj hallall,po s'e kisha me ty

Pasi e refuzoi, Nishani-Peleshit:<br />Ma bëj hallall,po s'e kisha me ty
TIRANË-Sot, pak para nisjes së mbledhjes së Këshillit të Sigurisë në Presidencë u betua ministri i ri i Drejtësisë Petrit Vasili.

Presidenti Bujar Nishani pati rastin të takonte dhe zv/kryeministrin Niko Peleshi të cilin e mikpriti në këtë ceremoni, por ia mbylli derën për mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare që do të mbahej tek salla ngjitur.

Burime konfirmuan për Shqiptarja.com se Nishani e ka përqafuar Peleshin dhe i ka kërkuar ndjesë për refuzimin që i bëri kërkesës së tij për të marrë pjesë në mbledhje ne emër të kryeministrit Edi Rama, që aktualisht ndodhet në Kosovë.

Burime për Shqiptarja.com thonë se, Nishani madje i ka thënë Peleshit  se ky veprim nuk ka të bëjë aspak me të.

Ma bëj hallall. Mos ma merr për keq, po nuk e kisha me ty”.

Peleshi i ka buzëqeshur dhe pasi ka parë orën është larguar nga Presidenca rreth ores 11:20 për ti shpëtuar 'ndalim qarkullimit' ndaj tij që niste në orën 12:00, moment kur dhe nisi mbledhja e Këshillit të Sigurisë Kombëtare për të shumëkërkuarin Kelmend Balili, ish zyrtar i lartë i Transporteve i akuzuar nga drejtësia greke për trafik droge.

Vasili
(Sot, Pelshi, Nishani e Vasili ne Presidence)

(d.b/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Në kërkim nga Kosova për dhunën ndaj personazhit të TikTok, Gjykata e Durrësit liron Noziyn! Garanci pasurore 50 mln lekë

Në kërkim nga Kosova për dhunën ndaj personazhit të TikTok, Gjykata e Durrësit liron Noziyn! Garanci pasurore 50 mln lekë