1703626955_ffrree.JPG

Pamje nga varrosja e palestinezëve të vrarë në Gaza nga ushtria izraelite

Ushtria izraelite ktheu trupat e 80 palestinezëve të vrarë gjatë luftimeve në Gaza, pasi i zhvarrosi për të verifikuar nëse mes tyre kishte pengje izraelite.

Rikthimi u bë me ndërmjetësimin e Kryqit të Kuq, në vendkalimin Kerem Shalom.

Këtë e kanë bërë të ditur autoritetet në Gaza.

Pas rikthimit të trupave, udhëheqësit palestinezë i rivarrosën  në një varr masiv në Rafah, në jug të territorit.

Zyra e shtypit e qeverisë në Gaza – informon Al Jazeera – akuzoi Izraelin për vjedhje të organeve nga 80 trupat e kthyer palestinezë.

“Pas ekzaminimit të trupave, është e qartë se karakteristikat e të vrarëve kishin ndryshuar ndjeshëm, duke treguar qartë se regjimi izraelit kishte vjedhur organet e tyre vitale”,- thuhet në deklaratë.

Zyra e shtypit shtoi se kjo nuk është hera e parë që Izraeli "gjymton" trupat palestinezë, si dhe bëri thirrje për një hetim ndërkombëtar të pavarur për këtë masakër.