Pasi kërcënoi SHBA-në, Koreja e Veriut lëshon raketa balistike ndërkontinentale në ujërat japoneze! Koreja e Jugut dënon sulmin: Akt i rëndë provokues

Pasi kërcënoi SHBA-në, Koreja e Veriut lëshon raketa balistike ndërkontinentale në ujërat japoneze! Koreja e Jugut dënon sulmin: Akt i rëndë provokues

Momenti nga lëshimi i raketës

Koreja e Veriut ka lëshuar një raketë balistike ndërkontinentale e cila fluturoi për më shumë se një orë përpara se të ulej pranë ujërave japoneze të mërkurën në mëngjes.

Sipas zyrtarëve japonezë dhe koreano-jugorë, raketa e lëshuar nga kryeqyteti i Koresë së Veriut vjen pasi ai kërcënoi se do të hakmerrej dhe do të rrëzonte të gjithë avionët spiun amerikan që u panë mbi territorin e tij.

Nga ana tjetër Uashingtoni i ka hedhur poshtë akuzat, duke thënë se patrullimet e tij ushtarake janë në përputhje me ligjin ndërkombëtar.

Shqetësimet e sigurisë janë rritur në gadishull këtë vit pasi Koreja e Veriut testoi armë të reja dh kreu një numër rekord lëshimesh raketash në vitin 2022, duke përfshirë ato të afta për të arritur në territorin amerikan.

Si përgjigje, SHBA dhe Koreja e Jugut kanë shtuar stërvitjet e tyre të përbashkëta ushtarake rreth gadishullit.

Pheniani, kryeqyteti i Koresë së Veriut deri më tani ka vazhduar me testimin e raketave të fuqishme, ku më i fundit ishte një ICBM i ri në prill, të cilin e përshkroi si raketën e tij më të fuqishme deri më tani. Ai gjithashtu u përpoq të lëshonte një satelit spiun në maj, i cili dështoi.

Çfarë raketash ka Koreja e Veriut?

Raketa e Koresë së Veriut të mërkurën fluturoi drejt lindjes nga Pheniani për më shumë se një orë përpara se të zbarkonte në det në perëndim të Japonisë rreth orës 11:15.

Fluturimi me kënd të lartë mbuloi një distancë prej 1000 km, sipas një njoftimi të bërë nga ushtria e Koresë së Jugut.

Zyrtarët e Koresë së Jugut dhe të SHBA-së u takuan menjëherë pas nisjes të së mërkurës, duke lëshuar një deklaratë për mbrojtjen e tyre të forcuar.

"Ne dënojmë fuqishëm lëshimin e një rakete balistike me rreze të gjatë veprimi nga Koreja e Veriut si një akt i rëndë provokues që dëmton paqen dhe stabilitetin e gadishullit Korean dhe komunitetit ndërkombëtar dhe është një shkelje e qartë e rezolutave të Këshillit të Sigurimit të OKB-së," u shprehën shefat e përbashkët të Koresë së Jugut.

Ndërsa Presidenti i Koresë së Jugut, Yoon Suk-yeol, thirri gjithashtu një takim urgjent të këshillit të tij të sigurisë kombëtare nga Lituania, ku po merr pjesë në samitin e NATO-s.

Të hënën, motra e fuqishme e liderit të Koresë së Veriut, Kim Jong Un, Kim Yo-jong, akuzoi një avion mbikëqyrës amerikan për shkelje të hapësirës ajrore të Koresë së Veriut. Ajo tha se nëse fluturime të tilla vazhdojnë, do të kishte pasoja tronditëse.

Pavarësisht sanksioneve të OKB-së, Kim Jong-Un është zotuar vazhdimisht se do të rrisë prodhimin e kokave bërthamore të vendit të tij dhe zhvillimin e armëve më të fuqishme.

Analistët presin që pajisjet më të fundit të Koresë së Veriut të shfaqen në fund të korrikut, kur vendi feston përvjetorin e armëpushimit të Luftës Koreane, e njohur në vend si Dita e Fitores.

M.T/G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Atentati në Vlorë, 30 plumba drejt makinës së Kevin Hajrullës

Atentati në Vlorë, 30 plumba drejt makinës së Kevin Hajrullës