Pasiguria e Italisë
fundos tregjet financiare
Kriza italiane fundos të gjitha bursat europiane dhe Wall Street. Busa italiane pëson një goditje të rëndë deri sa fjalimi i Napolinano bllokon rënien. Bonot e thesarit me skadencë 10 vjecare rriten në 7.4%.
Përballë pasigurive të reja mbi dorëheqjen e Silvio Berlusconi bursat botërore, pas një rritje të lehtë, kanë pësuar një humbje të konsiderueshme në cdo titull. Tregjet filluan të ndjejnë goditjen pas orës 11:00.
Me lajmet që vërshonin nga Italia për dorëheqjen e kryeministrit Berlusconi, rendimenti i bonove të thesarit me skadencë 10 vjecare arriti në 7.42% para se të mbyllej me 7.2%. Në një moment të ditës të gjithë bonot e thesarit, si ato me skadencë 10 vjecare edhe gjithë të tjerët, kalojnë pragun e 7 përqindëshit. Bonot e cmendura e detyrojnë thesarin të ndërhy dhe të konfirmojë ankandin e sotëm për bonot e thesarit me një vlerë prej 5 miliard euro.
Irlanda, Portugalia dhe Greqia pasi kaluan pragun e 7 përqindëshit nuk arritën të ktheheshin më mbrapa. U desh të kërkonin ndërhyrjen e institucioneve internacionale. Lajmi i dorëheqjes së Berlusconi-t nuk i mjafton më tregjeve.
Me sa duket tregjet janë dakord me presidentin Napolitano, mbi faktin se situata është “alarmante”, por janë pikërisht këto fjalë të thëna prej tij që në fund qetësuan disi tregjet. Bursa po binte me 5% kur presidenti tha se “dorëheqja është e sigurt”, gjë që bëri që “Piazza Affari” të zbuste rënien në nivelin e 3.78%.
Në rënie i gjithë kontinenti: Frankfurti humbi 2.14%, Parisi 2.16%, Londra 1.85%. Rënie e thellë edhe për Wall Street humb 2% prej pasigurisë italiane.
Sondazhi i ditës:
28 Nëntor, 09:20
A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?
-
Po
31.9%
-
Jo
62.5%
-
Deri diku
5.7%
Vota total: 1183
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
A do të dërgojë NATO ushtarë në Ukrainë? Mark Rutte: Do të sigurohemi që ukrainasit ta vazhdojnë këtë luftë
28 Nëntor, 19:08
-
Itali/ Vrau Nikolin Nikën pas sherrit në lokal, 62-vjeçari shqiptar lihet në burg: Mbrojta veten, më sulmoi! (EMRI)
28 Nëntor, 19:01
-
Petro Koçi në Report Tv: Berisha skenar ogurzi si i ’97-ës, fshihet pas qeverisë teknike! Protestë me akte guerrile, duhet të gjykohet edhe për 21 janarin
28 Nëntor, 19:01
-
Amerikanët festojnë Ditën e Falenderimeve, ja çfarë simbolizon kjo festë
28 Nëntor, 19:01
-
Francë/ U shkatërrua nga flakët rreth 5 vite më parë, rihapet 'Notre-Dame'! Ja kur do të pres vizitorë katedralja historike e restauruar
28 Nëntor, 18:48
-
I emëruar i Trumpit për emigracionin mbikqyri një valë deportimesh në të kaluarën
28 Nëntor, 18:37
-
Ukrainë, lufta dhe pasiguria ndikojnë tek rënia e popullsisë
28 Nëntor, 18:33
-
Demush Shasha: Pozicioni më i rëndësishëm amerikan
28 Nëntor, 18:30
-
Partia e Lirisë kërkon shtimin e mbi 45 mld lekëve për Buxhetin 2025! Xhixho: Depozituam 11 amendamente në Kuvend, buxheti i Ramës për oligarkët
28 Nëntor, 18:27
-
Putin mohon akuzat: Rusia nuk ndërhyn në proceset e brendshme të Gjeorgjisë
28 Nëntor, 18:26
-
Ben Blushi: Çfarë kemi arritur në 112 vjet (një ilaç kundër pesimizmit)
28 Nëntor, 18:24
-
Putin: I kërkoj falje ish kancelares Merkel, nuk doja ta trembja me qenin
28 Nëntor, 18:18