Pasioni do të ndizet, do dashuroheni pa dorashka/ Zbuloni parashikimin e horoskopit

Pasioni do të ndizet, do dashuroheni pa dorashka/ Zbuloni parashikimin e horoskopit

DASHI
Dite mjaft e qëndrueshme ka për te qene kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Mes jush dhe partnerin çdo gjë do ece mire dhe do merreni vesh për gjithçka. Beqaret jo vetëm qe do realizojnë takime, por mund te fillojnë shpejt edhe lidhje serioze. Ne planin financiar yjet do ndikojnë pozitivisht dhe nxitin përmirësimin e situatës. Mund t'i kryeni pa frike disa investime.

DEMI
Lidhja juaj me partnerin do jete disi e trazuar gjate kësaj dite. Mund te debatoni ashpër për disa tema delikate dhe kjo mund ta ndeze here pas here atmosferën. Beqaret nuk duhet te këmbëngulin shume për ta tërhequr dike pas vetes sepse mund te bëjnë gabime. Me financat do jeni shume te matur dhe te kujdesshëm kështu qe nuk do ju dalin probleme.

BINJAKET
Përkushtojuni sa me shume qe te mundeni jetës tuaj ne çift gjate kësaj dite sepse nëse e lini për nesër ka për te qene vone. Beqaret kane për te pasur një dite mjaft interesante dhe te mbushur me flirte. E rëndësishme është qe do ja kalojnë sa me mire. Buxheti nuk do jete ne gjendjen me te mire te mundshme sepse nuk do i rezistoni dot tundimit për te kryer shpenzime.

GAFORRJA
Dite euforike do jete kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Pranë partnerit do ndiheni te plotësuar dhe do përjetoni emocione pafund. Për beqaret do ketë dashuri me shikim te pare dhe gjithçka ka për te ndryshuar njëherë e përgjithmonë. Me shpenzimet tregohuni te kujdesshëm nëse doni qe gjendja te mos japë tronditje te mëdha. Duhet te mendoni edhe për nesër.

LUANI
Qielli do ju ofroje jetën ne çift qe e keni ëndërruar aq shume. Pranë atij qe dashuroni keni për t'u ndier jashtëzakonisht mire. Beqaret do kenë takime pafund, por asnjeri prej personave nuk do ua mbushe aq shume mendjen sa për te filluar një lidhje. Financat do jene te qëndrueshme, por kjo nuk do te thotë qe ju te gëzoheni dhe te shpenzoni me sy mbyllur.

VIRGJERESHA
Mos lejoni askënd nga jashtë t'ua prishe harmoninë e jetës tuaj ne çift gjate kësaj dite. Mbrojeni lidhjen qe keni krijuar nga çdo gjë. Beqaret do ndihen me gati se kurrë për te hedhur hapat e rëndësishme dhe do i shfrytëzojnë mundësitë qe do iu jepen. Marsi dhe Merkuri do jene planetët qe do ju ndihmoje te ekuilibroni buxhetin. Do jeni me te qete ne mbrëmje.

PESHORJA
Do dashuroheni pa dorashka sot ju te dashuruarit dhe marrëdhënia ne çift do jete e shkëlqyer. Çdo çast ka për te qene i jashtëzakonshëm. Beqaret duhet te harrojnë gjithçka tjetër dhe t'i përkushtohen jetës sentimentale. Duhet te joshin sa te mundin sot. Ne planin financiar do ketë goxha përmirësime dhe e gjithë kjo fale perkujdesit qe keni treguar kohës e fundit.

AKREPI
Si ju ashtu edhe partneri do bëni te pamundurën sot qe t'i zgjidhni te gjitha problemet qe ju kishin dale ne çift. Pas mesditës do ndiheni shume here me te qete. Beqaret nuk do ndihen ende gati për ta ndryshuar statusin e tyre dhe kane për te refuzuar çdo lloj ftese qe do ju behet. Buxhetin vështirë se do e mbani dot te stabilizuar. Mund te kryeni shpenzime te pamenduara.

SHIGJETARI
Nëse kohet e fundit jeta ne çift ju është dukur e mërzitshme dhe e zymte, sot duhet te bëni te pamundurën qe ta ndryshoni atë. Flisni hapur me partnerin dhe ai do ju kuptoje. Beqaret do kenë një dite fantastike dhe te mbushur me takimet qe kane ëndërruar. Buxheti do vazhdoje te jete i mire edhe sot pasi do dini si te shpenzoni duke i bere me kujdes llogarite.

BRICJAPI
Pasioni do ndizet fuqishëm sot ne jetën tuaj ne çift dhe shpesh do ju duket vetja si neper ëndrra. Partneri nuk do reshte se ju surprizuari ne çdo moment. Beqaret duhet te frekuentojnë vende ku ndihen rehat sepse atje kane për te gjetur edhe princin e kaltër. Për financat duhet te përfitoni nga kjo dite e bukur dhe me diell për te rregulluar problemet qe ju kane dale.

UJORI
Do jeni ne humor te shkëlqyer sot ju te dashuruarit dhe marrëdhënia ne çift do jete e kënaqshme. Mund te bëni edhe humor me njeri-tjetrin dhe me te shkuarën tuaj. Beqaret gjithashtu do kenë një dite me fat dhe mund te realizojnë takimet e ëndërruara. Sektori i financave do ketë me shume nevoje për maturi ne mënyrë qe situata mos dale jashtë kontrollit.

PESHQIT
Jeta juaj ne çift do jete e jashtëzakonshme sot. Do merreni vesh për mrekulli me partnerin dhe kënaqësitë do jene te paimagjinueshme. Beqaret do ndihen mjaft mire me statusin qe kane dhe nuk do duan te bëjnë aspak ndryshime. Me e mira do jete te bëjnë atë qe do ju thotë zemra. Buxheti do ekuilibrohet mjaft dhe do arrini te bëni edhe disa investime.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja