Pasioni për peshkimin në Vlorë nuk njeh moshë! Peshkatari: Kam 15 vjet që vij rreth 4 orë çdo ditë, për sport më tepër (VIDEO)

VLORË- Besimi vetëm tek një grep peshkimi është ajo që i mban të lidhur pas pasionit të tyre. E kthyer në një mënyrë të veçantë jetese në Vlorë,  prej zonës së plazhit të vjetër e deri në fund të Lungomares bregu zotërohet nga peshkatarë

Për këtë burrë në moshë, peshkimi më shumë se nevoje ekonomike  është një sport i përditshëm që ka nisur 15 vite më parë po nga i cili nuk e mendon veten të ndahet ndonjëherë.

“Për sport më tepër. Kam 15 vjet, që  vij çdo ditë me leje me dokumente me të gjitha që në mëngjes në orën 06.00 të mëngjesit, po zura deri në orën 10 të mëngjesit mirë dhe më pas iki në shtëpi”, shprehet peshkatari.   

Në kalatën e vjetër ka dhe shumë të rinj që argëtohen përmes peshkimit.

 “Jam nga qyteti i Patosit, por kam dy vjet që banoj dhe punoj këtu. Kohën e lirë e kaloj këtej. Pasioni nuk njeh as vend, as për fshat as për qytet.  Unë edhe gjuetinë e kam pasion, por ngaqë është mbyllur gjuetia, peshkimi është i lejueshëm kemi ardhur edhe për peshkim”, shprehet i riu nga Patosi. 

Të peshkuarit me grep është një nga traditat e hershme të mbetura  e të trashëguara brez pas brezi, në qytetin bregdetar të Vlorës por pavarësisht përpjekjeve për zhvillimin e këtij sektori ende ka shumë probleme

B.K./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë