Paskal Milo: Me kryeministrin
Rama asnjë kontakt prej muajsh

 Paskal Milo: Me kryeministrin<br />Rama asnjë kontakt prej muajsh
TIRANË - Kryetari i PDS Paskal Milo shprehet shumë i pakënaqur nga kryeministri Rama për mosrespektimin e marrëveshjes mes dy aleatëve. Në një intervistë për Report TV Paskal Milo shtoi se prej muajsh nuk ka asnjë kontakt me kryeministrin Rama.
 
“Me zotin Rama kam muaj pa i dhënë dorën jo më të komunikoj. Është një stil marrëdhëniesh i çuditshëm, zoti Rama gjen kohë që të harxhojë kohë të tëra edhe me një sportdashës por nuk gjen kohë të harxhojë me një koleg partner që ka ndarë me të për vite të tëra lufte përpjekje serioze në opozitë dhe për më tepër që i kam ofruar të drejtën dhe nuk ka respektuar marrëveshjen”.

Ata që janë të pakënaqur nga Partia Socialiste shkojnë tek LSI është një formulë që mund të vlejë dhe për ju? 
Milo - Kjo ka ndodhur dhe ndodh zakonisht me dy kategori njerëzish ose qytetarësh jo të politikës 
Unë i referohem e bëra batutë po është ideja a mund të keni marrëveshje me Metën në 2017
Milo- Nuk mund të flas asgjë tani sepse mendoj që është shpejtë por që kemi filluar të mendojmë seriozisht se çfarë do të bëjmë patjetër që kemi filluar
Me Metën apo Ramën
Milo: Nuk them dot se nuk ka alternativa

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
 
 

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Antikorrupsioni/ Gjykata Kushtetuese refuzon Komisionin ‘Xhafaj’, kryetarja Zaçaj: S'mund të marrim pjesë në aktivitete ligjbërjeje!

Antikorrupsioni/ Gjykata Kushtetuese refuzon Komisionin ‘Xhafaj’, kryetarja Zaçaj: S'mund të marrim pjesë në aktivitete ligjbërjeje!