TIRANE- Ish-kreu i diplomacisë shqiptare është më se i qartë në atë që ai e cilëson si çelësi i artë që mund të hapë një kapitull të ri të marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Serbisë. Në konferencën që u zhvillua dje nga Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim për procesin e integrimit në BE dhe të ardhmen e marrëdhënieve Shqiptaro-Serbe”, ish-ministri i jashtëm, Paskal Milo propozoi një ndryshim në kuadrin ligjor të dy vendeve. Milo theksoi se është e nëvojshme një ndërhyje në Kushtetutën e të dy vendeve, sepse sipas tij ngërçi qëndron pikërisht në disa pika apo nene që pasqyrohen si në Kushtetutën tonë ashtu edhe në atë serbe.
/Shqiptarja.com







