Paskuqan, çifti vret fqinjin për
borxhin,  i plagosin dhe djalin

Paskuqan, çifti vret fqinjin për<br />borxhin,  i plagosin dhe djalin
TIRANË -  Konflikti për 100 euro borxh i ka marrë jetën një 47-vjeçari në Paskuqan, ndërsa është plagosur lehtë djali i tij 17 vjeç. Vrasja ndodhi mbrëmjen e djeshme, rreth orës 20:30 në Paskuqan, disa kilometra larg Tiranës.
 
Autorët fillimisht janë dyshuar se ishin burrë e grua, Besim dhe Ylle Ndreu, respektivisht 35 dhe 30 vjeç, të cilët u ndaluan nga policia.

Policia e Tiranës, e cila ka ndaluar menjëherë bashkëshortët, bëri të ditur se konflikti ka nisur mes tyre, pasi viktima Artur Gjiza, i kishte çiftit Ndreu një borxh prej 100 eurosh. Pjestarët e dy familjeve kanë debatuar fillimisht në telefon dhe më pas janë takuar në aksin kryesor që lidh Paskuqanin dhe Babrrunë, me rrugën e Kamzës.

Pas një debati në rrugë, dy palët kanë nisur të zihen me grushta, ndërsa Ylle Ndreu ka qëlluar fillimisht Gjizën me sopatë në trup. Në këtë moment, bashkëshorti Besim Ndreu e ka qëlluar atë me thikë në kurriz. Ndërsa në përleshje me çiftin, është plagosur në krah edhe djali 17 vjeçar i viktimës.

Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë mbërritur uniformat blu, të cilët kanë arrestuar çiftin, ndërsa 47-vjeçari Gjiza ka ndërruar jetë rrugës për në Spitalin Ushtarak. Policia njoftoi, se Besim Ndreu është arrestuar, ndërsa gruaja është lënë e lirë, pasi i janë marrë dëshmitë. Ndërkohë, ata kanë treguar, se me familjen Gjiza ishin konfliktuar disa herë, ndërsa sot, viktima i kishte lënduar e provokuar.

Burime nga policia bëjnë të ditur se viktima Artur Gjiza i kishte borxh Besim Ndreut shumën prej 100 eurosh,  të cilën ia kishte marrë disa ditë më parë.  
banesa paskuqan
(FOTO: Banesa e viktimës në Paskuqan)


(Lajmi fillimisht u publikua ne onre 21:00 te 19 korrik 2013, dhe u perditesua ne 07:14 te 20 korrik 2013)

Redaksia Online
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali me mbetjet toksike, sipas jush e kujt është përgjegjësia?



×

Lajmi i fundit

Këto janë katër shenjat më pa fat të Shtatorit!

Këto janë katër shenjat më pa fat të Shtatorit!