Rama i bëri thirrje banorëve të japin votën pasi të vlerësojnë alterantivën më të mirë dhe jo një votë tifozlliku apo qorre këtij pushteti që e mban Shqipërinë peng me vota të vjedhura e kërkojnë ta sundojnë me shembullin e dhunës ndërsa premtoi se do të nisë procesin e legalizimit të cilin do ta drejtojë vetë. Ndërsa akuzoi kryeministrin se ka bërë vetëm 5 % të këtij procesi ndërkohë që i duhen dhe 165 vjet të tjera ta përfundojë.
RAMA: MITINGJET E BERISHES ME PUNONJES TE ADMINISTRATES QE HIQEN SI FERMERE
Duke i krahasuar me takimet e kryeministrit Berisha Rama tha
“Te mitingjet e Saliut shkojnë punonjësit e administratës që bëjnë sikur janë peshkatarë, fermerë, sikur kanë shtëpi të palegalizuara. Këtu janë njerëz të lirë që kanë kurajo të vijnë këtu e të flasin lirisht. Këtu vinë ata që duan të vijnë. Falenderoj edhe demokratët e zonës, jo drejtorët që janë të zënë me fushatën e Saliut, që nga drejtorët e shkollave te ata të ndërmarrjeve. Ata nuk janë demokratët e vërtetë, janë ata që përfitojnë nga gostia e pushtetit. Demokratët e vërtetë janë ata që kanë të njëjtat probleme si njerëzit e zakonshëm. Të gjithë njerëzit e zakonshëm të këtij vendi vuajnë po njësoj.”
MOS JEPNI VOTA QORRE E MBI BAZA KRAHINORE
"Të mos i japin oksigjen këtij pushteti të një partie familjare që nuk përfaqëson interesat e popullit, por të një grushti njerëzisht që e mbajnë Shqipërinë peng, prej 4 vitesh me vota të vjedhura dhe që kërkojnë ta sundojnë vetëm me shembullin e dhunës, presionit, pa qene në gjendje të qeverisin. Mos jepni vota qorre dhe me sy mbyllur dhe e tifozllikut. Apo jam me atë po të shkoj ai në greminë dhe unë me të. Kjo është primitivizëm. Vota është investim për të ardhmen. Është një zgjedhje do të vlerësosh alternativat që ke, ke një qeveri që ka pasur 8 vjet për të bërë gjërat, dhe një opozitë që thotë do bëj këtë, këtë. Qeverinë do e gjykosh nga veprat, opozitën nga fjalët por ama do e vësh në provë. Po e bëri le ta marrë prapë qeverinë po se bëri të ndërrojë."- tha Rama.
JO PUSHTETIT TE BERISHES, TALLET ME VOTEN TUAJ
Duke i përgjigjur akuzave të Berishës Rama tha: Unë nuk po shaj ata, por kryeministrin i cili thotë se ju duhet të jeni të lumtur se përpak kapëm Gjermaninë. Ka një shprehje që thotë gjen pa bën dhe më 23 qershor duhet të mos gjej e të mos bëjë më, dhe duhet të mos gjejë nga ju që ka 20 vjet që ju tallë dhe ju keqtrajton me rrenat më të mëdha të botës me idene që i ka në xhep, sic mendon se i ka në xhep ato që përmbyen në shkodër rregullisht dhe nuk marrin dot asnjë lloj dëmshpërblimi”
RAMA: PAS 4 VITESH PASKUQANI NUK DO JETE ZVICER, POR DO KETE SHTET
DO NISIM PROCESIN E LEGALIZIMIT
“Nuk paragjykoj demokratët si ju, njerëzit e thjeshtë. Premtime me përralla unë nuk bëj. Unë ju them që menjëherë pasi të marrim votën e shumicës, sepse e kemi sigurtë sepse shumica e sahqiptarëve janë për ndryshimin dhe rilindjen dhe jo për rrënimin, ne do fillojmë procesin e legalizimeve për së mbari dhe unë ju zotohem ju, që të gjithë ata që kanë shtëpi për të legalizuar se do të jem unë personalisht në krye të këtij provesi. Dhe nëse do të jemi këtu prapë pas 4 vjetësh dhe gjendja do të jetë po kjo, ju dhe të gjithë ata mos mbyllni sytë. Vota është investimi për familjen, komunitetin , atdheun. Të gjthë bashkë të votojmë për rilindjen. Këtu nuk do të jetë Zvicër. Kush ua premton, ju gënjen. Kaluan 20 vjet. Çdo gjë është më keq se sa ishte më parë. Shteti nuk është asgjëkundi këtu. Pas 20 vitesh, ajri është më i ndotur, plehrat janë më keq, kopshti e shkollat janë për ibret, vetëm shtëpitë janë shtuar nga gjaku e mundi o banorëve, por jo se ka shtet. Pas 4 vitesh nuk do jetë Zvicër por do ketë shtet”- tha Rama
RAMA: JEMI NE NATO FALE SHBA, E JO BERISHES
Ne jemi në NATO si meritë e paçmueshme e SHBA-së jo e Saliut. Por sa i takon shtetit është natë, dhe pikërisht pse jemi në NATO nuk mund të jetë kështu, sepse ju as nuk mund të hani as pini, BE, as NATO-n
RAMA: DO KUALIFIKOJME KRAHUN E PUNES
I pyetur për punësimin Rama premtoi kualifikim për krahun e punës.
“Ne duam të hapim një perspektivë të re për ata që duan të jetojnë me punë të ndershme. Duan që t’ia dalin në këtë mënyrë dhe sigurisht që kjo bëhet duke hapur vende pune, të ketë investime që krijojnë vende pune, të ketë arsim profesional që të rinjtë të mos kenë vetëm një rrugë. Të rinjtë harxhojnë gjithë kursimet familjare për tu bërë jurist, e pastaj punojnë kamarierë. Zanatet po zhduken dhe janë një ndër rrugët me të sigurta për të hapur një biznes. Ne kemi jurist me okë, por një elektriçist nuk e gjen dot, një hidraulik se gjen dot. Kompani të huaja që investojnë në energji, detyrohen të hapin kurs për të trajnuar sepse s’ka teknikë. Ska krahë pune të kualifikuar. Kjo është një nga sfidat tona që njerëzit të gjejnë punë. "
RAMA: BERISHA NUK JU LEGALIZON SE JU MBAN NE XHEP, PRISNI dhe 165 VJET
Rama tha se Berisha nuk të përfundojë asnjëherë procesin e legalizimit të banesave pasi kështu ka në xhep votën tuaj, dhe premtoi se do zgjidhë problemin e pronave.
“Sa herë ka fushatë ju premton legalizim. Është lojë banale. Se marr vesh pse i votoni. S’kanë bërë legalizimet. Kanë legalizuar vetë, 5% të atyre që janë për t’u legalizuar. Me këto ritme do e prisni 165 vjet Saliun. Njerëzit të votojnë për atë që duan dhe që duan të fitojë. Vota i jepet një personi, ka disa lidhje, por mendja ndahet mbi bazën e asaj që do marrësh. Pronarët rrinë me sy nga qielli dhe i japin votën, si ju. Ndërkohë dalin pronarë ministrat. Kanë jetuar në Alpe dhe tokat i kanë pasur në det. Pronarët jo. Fshatarët që punojnë tokën, s’kanë certifikatë toke. Ju që keni shtëpi jo. Do zgjidhim problemin e pronave.”
SISTEMI SHENDETOR KETU VETEM ME LEKE
"Sistemi shëndetësor bazohet te pagesa e sigurimeve, te blerja e kujdesit shëndetësor. Problem është që ka 1 mln të papunë dhe ai nuk sigurohet dot, ndaj si pasojë nuk merr kujdes shëndetësor falas. Fut dorën në xhep. Këta thonë që kush s’ka lekë nuk duhet të sëmuret se po u sëmur duhet të gjejë lekët. Duhet ti japë lekë doktorit, një bela e madh që kush e ka provuar e di mirë. Njerëzit hyjnë në borxhe. Këta e kanë zgjidhur, thonë që këtu çdo gjë është mall. Pa lekë nuk e gjen të drejtën. “
vijon
Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)