Pasoja të Brexit? Mijëra makina
të bllokuara në kufirin me Francën

Pasoja të Brexit? Mijëra makina<br />të bllokuara në kufirin me Francën
Franca ka shtuar kontrollet në kufinjt e saj për shkak të sulmeve të fundit terroriste. Kjo gjë ka shkaktuar disa probleme me rradhët e automjeteve në Portin e Doverit për shkak të mungesës së stafit 

Me mijëra vetë kanë pritur deri në 14 orë që të kalonin, ndërsa autoritetet franceze i kanë shtuar ndjeshëm masat e anti-terrorit dhe verifikimin e atyre që lëvizin me tragete.

Pjesa më e madhe e ditës ka kaluar në formë kaosi e ndërsa më vonë është çliruar disi rradha e makinave. Ndërkohë mediat ndërkombëtare bëjnë me dije se drejtuesit e automjeteve janë paralajmëruar se ngërçi ka gjasa të vazhdojë e janë këshilluar të shohin mundësinë e rrugëve alternative, e nëse zgjedhin te ndjekin këtë itinerar, atëherë duhet të marrin me vete ushqime dhe ujë.

Policia i ka dërguar ujë me helikopterë njerëzve të bllokuar ne makinat e tyre në mes të të nxehtit, ndërsa një organizatë humanitare u shpërndau 6.000 shishe personave të bllokuar në Kent.

Sipas autoriteteve, kaosi i detyrohet si vonesave nga masat e shtuara të sigurisë në kufi, ashtu edhe volumit te trafikut, te shtuar prej sezonit të pushimeve. Por mediat britanike i kanë komentuar radhët e gjata si pasojat direkte të “Brexit”.

Redaksia online
(s.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Ka disa gjëra për të rishikuar... Çfarë parashikojnë yjet për ju sot

Ka disa gjëra për të rishikuar... Çfarë parashikojnë yjet për ju sot