Pasojat e flakëve në Lushnje, zjarrfikësi: Një cigare shkrumboi 4 magazina

Pasojat e flakëve në Lushnje, zjarrfikësi: Një cigare shkrumboi 4 magazina

Xhezmi Metushi

Katër magazina dhe një makinë u shkrumbuan një ditë më parë në anë të autostradës Lushnje-Rrogozhinë. Shefi i zjarrfikëses në Lushnje, Xhezmi Metushi, në një intervistë për Report TV tha se po hetohet për shkaqet, por parakrakisht dyshohet se flakët u shkaktuan nga një bisht cigareje hedhur në mënyrë të shkujdesur në rrugë.

Ai gjithashtu tregon dhe punën e veshtire për shuarjen e flakëve, pasi rrezikoheshin disa banesa. Ndërkohë po bëhet dhe vlerësimi i dëmeve, te cilat janë të konsiderueshme, pasi u dogjën plotësisht 4 magazina, njësi biznesi me materiale ndërtimi dhe një makinë “Audi” e parkuar në garazh. 

“Rreth orës 13:50 ne kemi marrë një njoftim nga salla e Policisë, që në fshatin Dushk dhe Konjat, midis dy fshatrave në një lagje të re të veçuar kishte rënë zjarr në anë të autostradës dhe kishte djegur disa shkurre dhe ferra. Zjarri me shpejtësi, si rezultat i erës së fortë, mori përpjetë nga lagjja e re dhe aty u rrezikuan banesat, e si rezultat në një banesë u dogj një makinë në garazh. Shërbimet zjarrfikëse me shpejtësi arritën të izolonin flakët, të cilat rrezikuan ndërtesat. Mendoj që ia arritëm qëllimit që banesat pranë vatrës të mos prekeshin nga flakët dhe padiskutim qëllimi kryesor të mos kishim dëme në njerëz. Unë mendoj që ky zjarr ka qenë gabim qytetar, pasi fillesa e tij është në anë të autostradës Lushnjë- Rrogozhinë besoj se mund të jetë gabim qytetar", tha  shefi i zjarrfikëses.

M.T/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?