Pasojat e përmbytjeve Katund i Ri në Durrës e Kurbin, uji tërhiqet por dëmet janë të shumta

Pastrimi dhe hapjen e kanaleve pasi uji është tërhequr në Katund të Ri të Durrësit ka shkaktuar debat mes banorëve dhe inspektorëve të Mbrojtjes së  Territorit.

Qytetarët nuk duan tu shemben ndërtimet pa leje të cilat kanë  bllokuar kanalet.

"Qëllimi jonë është që të zhbllokojmë të gjitha ndërhyrjet e pa ligjshme që janë në kanalet kulluese për të bërë të mundur kullimin e tokave dhe për të shmangur përmbytjet", tha Ardian Halili, përgjegjësi i IMT Durrës.

"Ujë shumë. Unë jam vetëm me plakën. Me kafe kemi jetuar", tha një banor i Katundit të Ri.

Në Gjorm të Kurbinit uji është tërhequr por dëmet në bujqësi dhe blegtori janë të mëdha .

"Ne i kemi pas pastruar kanalet 2 herë në vit. Tani nuk kanë vënë dorë", tha një e moshuar nga Kurbini.

Reshjet e ditëve të kaluara kanë shkaktuar rrëshqitje dherash e gurësh në segmentin e rrugës Arbrit rreth 1 kilometër nga Qafa e buallit në Bulqizë. Ky drejtues mjeti ka dalë vetë për të pastruar gurët 

"Unë si drejtues mjeti kaloj këtej. Ishte rruga me gurë dhe u ndala ta pastroj. Si unë janë dhe të tjerët shoferë. Këtë rrugë nuk e mirëmban asnjë",  tha një shofer në Bulqizë.

E.M./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja