Uragani Maria ka shkatërruar të gjithë prodhimin e bananeve në ishujt Martinica dhe Guadalupe, territore franceze në Karaibe, gjë e cila ka dëmtuar rëndë ekonominë e ishujve.

Dy ishujt, ndër prodhuesit kryesor të frutit të verdhë ekzotik parashikojnë rikuperimin e dëmeve vetëm në verën e vitit 2018.

Autoritetet kanë shpallur gjendjen e fatkeqësisë natyrore për të filluar procedurat e kompensimit për pronarët e plantacioneve të bananeve.

Redaksia Online
D.Ç./Shqiptarja.com