Pastiçe e shpejtë fshati
Përbërësit:
- 1 pako makarona guacka (sipas dëshirës)
- 1 litër qumësht
- 1 lgj miell
- 4 vezë
- 2 lgj gjalpë
- Djathë të bardhë dhe djathë pice
- Kremviçe sipas dëshirës
- Kripë, arrë moskat
Përgatitja:
Vendosim makaronat të ziejnë 3 minuta më pak se minutazhi i përcaktuar në paketim. Në një enë rrahim vezët me qumështin, shtojmë pak miell, arrë moskat dhe kripë. Lyejmë një tavë me pak gjalpë, vendosim makaronat, thërrmojmë djathrat, vendosim kremviçet e prera në rondele hollë dhe sipër shtojmë qumështin e rrahur me vezët. E vendosim pastiçen në furrë të parangrohur në temperaturën 200 gradë Celsius për 30 minuta.