Pastrim parash e grup kriminal në Danimarkë, SPAK kërkon 21 vite burg për Astrit Beqirin dhe Dhimitër Shkodranin

Pastrim parash e grup kriminal në Danimarkë, SPAK kërkon 21 vite burg për Astrit Beqirin dhe Dhimitër Shkodranin

TIRANË- Prokuroria e Posaçme Anti-Korrupsion (SPAK) ka kërkuar 21 vite burg për Astrit Beqirin dhe Dhimitër Shkodranin, të akuzuar për trafik kokaine si dhe pastrimit të produkteve të veprës penale duke vepruar si grup i strukturuar kriminal.   

Si funksiononte grupi?
Grupi i strukturuar kriminal, sipas një skeme të mirëpërcaktuar, paratë e ardhura nga krimi i trafikimit të narkotikëve, i dërgonte “cash” nga Kopenhagen, Danimarkë, në Tetovë – Maqedoni e Veriut. Dërgimi nga Kopenhagen në Maqedoni të Veriut bëhej duke i transportuar paratë me anë të autobuzëve (e regjistruar në Tetovë), një nga ortakët e të cilës ishte B. Ali, i arrestuar në Danimarkë. Në Tetovë paratë merreshin kryesisht nga anëtari tjetër i grupit të strukturuar kriminal, Dhimitër Shkodrani, i cili kalonte kufirin në pikat e kalimit kufitar me Maqedoninë e Veriut dhe më tej këto para dërgoheshin te Astrit Beqiri, si dhe të afërm të tjerë të grupit kriminal. Transferimi i parave sipas kësaj skeme bëhej me një frekuencë rreth 2 herë në muaj.

Astrit Beqiri është kunati i drejtuesit të grupit të strukturuar kriminal Jetmir Kastrati (i njohur në Danimarkë si Sokol Krasnici), i arrestuar në Danimarkë. Hetimi i mëtejshëm provoi se Astrit Beqiri paratë e ardhura nga krimi kishte mundur t'i pastronte duke i investuar në biznes, siç ishte pularia “RENS 2015”, pasuri të paluajtshme dhe të luajtshme, të sekuestruara. Hetimet dhe arrestimi tyre ishte si pjesë e operacionit të gjerë të zhvilluar në 26 qershor 2019, ku mori pjesë dhe Europol dhe u zhvillua në disa vende të Europës.

Gjatë operacionit janë dokumentuar se ky grup kriminal ka trafikuar mbi 1 650 kg kokainë dhe heroinë brenda vendeve të BE-së dhe se të ardhurat “cash” i dërgonin në Shqipëri, ku më tej investoheshin në pasuri të luajtëshme dhe të paluajtëshme, si dhe në aktivitete biznesi. Paratë silleshin nga Danimarka në Maqedoninë e Veriut, duke i transportuar me autobusët e kompanisë  “ALBA TRANS” në Tetovë. Më pas ato merreshin nga Dhimitër Shkodrani dhe përfundonin tek Astrit Beqiri në Shkodër, ku investoheshin në biznese, prona etj.

GJKKO ka vendosur më herër të sekuestrojë pasurinë e tij ku përfshihet pularia në Shkodër “RENS 2015”, 6 banesa në Velipojë, një motor tip “Yamaha”, 5 makina dhe 2 furgonë. 

Në kuadër të këtij procedimi penal janë sekuestruar me synim konfiskimin
-173.500 euro dhe 8 629 000 lekë (të gjetura gjatë kontrollit të banesës së të pandehurit Astrit Beqiri).

-Pularia “RENS 2015”, e cila figuron e regjistruar në emër të të pandehurit Astrit Beqiri, por që hetimi ka provuar se investimi në këtë pulari është si rezultat i parave që rridhnin nga aktiviteti kriminal i kunatit të tij Jetmir Kastrati (alias Sokol Krasnici), i arrestuar në Danimarkë. Pularia aktualisht është nën sekuestro, në gjendje pune dhe administrohet nga Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe Konsfiksuara.

-Gjashtë banesa në Velipojë, Shkodër;

-Motorr tip “Motorr Yamaha”, me targe SH 133 E ;

-Automjet BMË X5 me targe AA 323 LJ ;

-Automjet tip Benz Mercedes E320CDI me targe AA 139 LG ;

- Automjet tip “Volksëagen Golf”, me targe AA 165 VH ;

- Automjet tip “Fiat” me targe SH 2872 E ;

-Automjet tip “Mercedes Benz E250TD”, me targe SH 6672 D ;

-Furgon ngjyrë e verdhë, i markës IVECO, me targa AA 866 FB ;

-Furgon i markës ATP, Daimler Chrysler, ngjyrë e bardhë, me targa AA 803 RF;

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja