Pastrimi i bregdetit, Dako bashkohet
me nismën: Do ndërtojmë landfilli i ri 

Pastrimi i bregdetit, Dako bashkohet<br />me nismën: Do ndërtojmë landfilli i ri 
DURRES - Nismës ‘Green Albania” për pastrimin e bregdetit të Durrësit iu bashkua edhe kryebashkiaku Vangjush Dako. Të rinj vullnetarë realizuan këtë nismë për një mjedis të pastër dhe zhvillim turistik të qëndrueshëm.
 
Kryebashkiaku Dako theksoi se mbajtja pastër e mjedisit krijon kushtet për një zhvillim të qëndrueshëm, ndërkohë që ka deklaruar se shumë shpejt do të ndërtohet landifilli për të gjithë Durrësin.

Edhe në bregun e plazhit të Ishmit dhe lagunën e Patokut mbetjet urbane të sjella nga lumenjtë janë pastruar nga nxënës dhe të rinj në kuadër të celjes së sezonit turistik. 

Mbetjet urbane u ambalazhuan dhe u asgjësuan në ambiente të përshtatshme. Shqetësues për Lagunën e Patokut mbetet mbrojtja e biodiversitetit ku shpendët dhe gjallesat të tjera po rrezikohen të zhduken.

Redaksia online
(f.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Ekskluzive/ Report Tv sjell pamjet me dron nga përmbytjet në Vlorë! Rrugë, banesa, biznese e makina...gjithçka e zhytur në ujë

Ekskluzive/ Report Tv sjell pamjet me dron nga përmbytjet në Vlorë! Rrugë, banesa, biznese e makina...gjithçka e zhytur në ujë