Pastrimi i parave, Gjokuta: U
kapën 328 raste në 10 muaj

Pastrimi i parave, Gjokuta: U<br />kapën 328 raste në 10 muaj<br /><br>
Drejtori Parandalimit të Pastrimit të Parave, Arlind Gjokuta në një intervistë për Report Tv deklaroi se nga viti 2014 deri në sot janë bllokuar 72 mln euro. Burimi i parave të pista sipas tij është trafiku i drogës dhe vjedhjet.

Arlind Gjokuta thotë se nga 2016 janë referuar në prokurori 411 raste për pastrim parash, por vetëm 8 prej tyre kanë përfunduar në gjykatë, ndërsa në 10 muajt e fundit janë referuar 328 raste.

Nuk ka sistem bankar perfekt lidhur me pastrimin e parave. Sistemi bankar garanton frenimin dhe detektimin e rasteve. Në vitin 2016 në Prokurori janë dërguar 411 raste të dyshimta për pastrim parash, por në gjykatë kanë përfunduar vetëm 8, ndërsa nga viti 2014 deri në sot kemi bllokuar 72 mln euro.

Burimi i parave të pista është trafiku i drogës dhe vjedhjet. Ligji për parandalimin e pastrimit të parave është i përafërt me atë të vendeve të Bashkimit Europian. Drejtoria është pjesë e Task-Forcave kundër krimit të organizuar” deklaroi ai.

Në muajt e fundit qeveria shqiptare ka nisur një aksion për identifikimin dhe bllokimin e të gjithë aktiviteteve kriminale dhe vendosjen para drejtësisë të personave që kanë përfituar. 

VIDEO/ Intervista e plotë e Drejtorit të Parandalimit të Pastrimit të Parave, Arlind Gjokuta për Report Tv

INTERVISTA E PLOTE PER REPORT TV
Opozita ka shprehur shqetësimin se po pastrohen para përmes bankave, a është e mundur?
Potencialisht të gjitha vendet janë të ekspozuara, por përsa i përket sistemit bankar, ne mbikëqyremi edhe nga KE dhe partnerët ndërkombëtar. Iu garantoj se kuadri legjislativ është në përputhje me standardet dhe garanton frenimin dhe ndalimin e rasteve në cdo moment. Patjetër që asnjë vend nuk mund të ketë një sistem perfekt në lidhje me luftën kundër pastrimit të parave, por Shqipëria ka bërë hapa para. Në 2015 Shqipëria doli nga lista ‘gri’ ku kishte hyrë në 2011 për shkak të vlerësimit që pati nga komiteti 'Manival'. Aktualisht jemi në një proces tjetër vlerësimi dhe në fillim të vitit tjetër, në Mars do të dalë raporti përfundimtar për një panoramë për përgjithshme.

Çfarë filtrash ka institucioni juaj për ndalimin e pastrimit të parave?
Ligji ka pësuar disa herë ndryshime dhe mund të themi se është i ngjashëm me të vendeve të BE. Në bazë të ligjit, duke filluar nga bankat, noterët etj janë të detyruar që të raportojnë të gjitha rastet që dedektojnë. Ne kemi bërë një punë voluminoze me trajnime të shumta, me rastet më të fundit dhe skemat e pastrimit të parave. Gjithashtu në mënyrë automatike kemi edhe një raport transaksionesh që merren dhe analizohen dhe në rastet kur ka dyshime gjetjet përcillen në prokurori ose polici. Nga viti 2014 janë 72 mln euro të bllokuara si të dyshuara raste pastrimi parash, ndërkohë që nga 2008-13 kemi pasur vetëm 8 mln euro. Pra kemi një rritje të konsiderueshme të shumave të bllokuara, duke na nxjerrë nga lista e vendeve ‘gri’. Pra angazhim serioz në luftën kundër pastrimit të parave dhe financimit të terrorizimit.

Kush është burimi nga vijnë këto para?
Ne nisemi nga paraja për të shkuar të vepra penale. Ne kur nisim hetimin nuk e dimë veprën penale që dyshohet, por në bazë të analizave aty ku ka mospërputhje të transaksioneve ne nuk arrijmë ta evidentojmë veprën, por e lidhim edhe me një vepër penale. Shumica janë trafikimi i narkotikëve, vjedhje, mashtrime, krimi i organizuar.

Sa është numri i rasteve në 10 muajt e fundit?
Ne kemi referuar në polici dhe prokurori 328 raste, vitin e kaluar kanë qenë 411 raste. Në 4 vitet e fundit ka një rritje të numrit të rasteve, që tregon edhe një rritje të sistemit parandalues. Në 4 vite janë 1400 raste të dërguara në polici dhe prokurori, ndërsa 5 vite më parë 800 raste.

A jeni i kënaqur me bashkëpunimin me prokurorinë?
Kemi bashkëpunim të ngushtë, evidentohet numri i ulët i rasteve që shkojnë për gjykim. Numri i rasteve që hetohen dhe shkojnë për procedim është në rritje, ndërsa numri i rasteve që shkojnë për gjykim mbetet i ulët. Këtë shqetësim e kemi ndarë me prokurorinë, por ajo është në fazë transitore me krijimin e organeve të reja do të jepet një zgjidhje definitive këtij problemi. Vitin e fundit nga 411 raste të dërguara në polici dhe prokurori vetëm 8 raste përfunduan në gjykatë, numër shumë i ulët.

A keni zhvilluar takim me ekspertët e FBI që ndodhen në Tiranë?
Ne jemi pjesë e Task Forcës qendrore në luftën kundër kanabisit, por edhe atë Speciale në luftën kundër krimit. Detyra jonë është mbledhja, analizimi i rasteve të pastrimit të parave dhe financimit të terrorizimit. 

dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë