“Pajisje speciale për të luftuar krimin e organizuar. Buxheti mundëson plotësisht realizimin e prioriteteve. Do të vazhdojmë që të godasim kultivimin e kanabisit. Implikimi i punonjësve të policisë në trafik është një motiv më tepër për t’i hequr nga policia përmes Vettingut. ‘Forca e Ligjit’ do të luftojë krimin e organizuar.
Goditja e një prej 5 grupeve të skeduara në atë rajon do të vijojë. Jemi në fund të grumbullimit të të dhënave të grupeve kriminale, një data baze për personat e përfshirë në këtë biznes” deklaroi ai.
![](https://shqiptarja.com/template/img/NO_ALFA_Kuadrate shqiptarja.png)
Gjithashtu ministri Fatmir Xhafaj ka njoftuar se në Shqipëri do të vijnë me kërkesë të qeverisë një grup ekspertësh nga Britania në luftën kundër pastrimit të parave. “Shumë shpejt në Shqipëri do të vijë një grup ekspertësh nga Britania, të specializuar në luftën kundër pastrimit të parave”.
dy.b/shqiptarja.com
![](https://www.shqiptarja.com/template/img/sh_logo1.png)