Autoriteti portual i Durrësit në bashkëpunim me ndërmarrjen e komunale të Plazhit kanë zhvilluar një aksion për pastrimin e zonës së rërës.

Tek ura e Dajlanit janë grumbulluar të gjithë leshterikun që ka dalë ditët e fundit në breg nga reshjet e shiut.

Dhjetëra punonjës të portit kanë grumbulluar mbeturinat në thasë plastikë, ndërsa më pas kamionët e ndërmarrjes komunale i kanë transportuar drejt pikës së grumbullimit të mbetjeve urbane në Porto Romano. 

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)