TIRANE- Aksioni i pastrimit të rrugëve nacionale nga Task-Forca e kryesuar nga Inspektoriati i Ministrisë së Mjedisit në bashkëpunim me Ministrinë e Mbrojtjes në rang të masave për emergjencën mjedisore ka vijuar me të njejtin intensitet dhe ditën e djeshme.
Vetë ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli ishte e pranishme gjatë aksionit në Morinë, ku janë mbledhur gjithsesj mbi 100 tonë mbeturina, pavarësisht se pushteti vendor nuk kishte lënë asnjë vend për t’i hedhur si dhe qëndroi indiferent, ndërsa apeloi që dhe qytetarët t’i bashkohen kësaj nisme.
“Ne duhet ta mbajmë pastër Shqipërinë, kjo është emergjencë mjedisore. Kam një mesazh për publikun, që të mbajnë pastër ambientin, i ftoj të bëhen pjesë e këtij aksioni”, tha ajo. Ministrja Kodheli në një dalje për mediat u shpreh se situata është alarmante por pushteti lokal është pothuajse inekzistent. Sipas saj disa Komuna e Bashki kanë refuzuar t’i bashkohen nismës për pastrimin e territorit.
“Është java e dytë e një aksioni mbarëkombëtar që qeveria ka marrë për një situatë emergjente siç është situata e ndotjes, hedhjes së mbeturinave në të dyja anët e rrugëve, në të dyja anët e lumenjve dhe detit. Ministria e Mbrojtjes ka rreth 1000 forca dhe do pastrojë më shumë se 80 km rrugë ditën e sotme(dje). Ka një impenjim për të eliminuar jo vetëm emergjencën por edhe për të dhënë edhe një mesazh: Shqipëria është e jona jemi ne që duhet ta mbajmë të pastër. Ky mesazh është për të gjithë ne që jetojmë në këtë ambient”, ka deklaruar dje Kodheli për mediat.
Ajo nuk ka munguar të kërkojë që dhe bizneset të mos bëjnë sehir. Ne duhet vetëm të sigurojmë nëpërmjet edhe këtij aksioni që ne mund t’ia dalim por kërkojmë mbështetjen e gjithë komunitetit dhe institucioneve. Për të realizuar atë që e gjejmë rëndom sa herë që kalojmë kufijtë e Shqipërisë. Jam këtu për të qortuar të gjithë ata që e kanë ditur që do të dalim dhe nuk janë bashkuar me ne. Është e pa pranueshme që ne të pastrojmë para bizneseve dhe njerëzit të bëjnë sehir”, tha Kodheli.
E cila ka nënvizuar faktin se ky akision do të vijojë dhe javën e ardhshme. “Javën tjetër do jemi sërisht këtu në një zonë tjetër urojmë të kemi qytetarët dhe pushtetin lokal më prezent. Pushteti lokal është pothuajse inekzistent. Disa Bashki dhe Komuna refuzuan të bëheshin pjesë e këtij aksioni. Shqipëria do jetë gati të presë turistët mbasi ne të përfundojmë këtë aksion emergjencash që do jetë në katër faza më pas do i kthehemi bregdetit” tha Kodheli.
Në ditën e djeshme aksioni është ndërmarrë në aksin rrugor Dogana Morinë–fundi i Urës së Drinit(20 km), aksin rrugor Dalja e Milotit–Rubik(12 km), aksin rrugor Milot-Kryqëzimi Kamëz, Tiranë (32 km), aksin rrugor Mbikalimi Kamëz, Tiranë-Vorë (të dyja krahët e autostradës, 12.5 km) dhe aksin aksin rrugor Mbikalimi Qafa e Kasharit-Aeroporti “Nënë Tereza”, Rinas (7 km). Në këtë operacion janë angazhuar Inspektoriati i Mjedisit dhe Forcat e Armatosura-1000 forca ushtarake dhe 69 mjete dhe në total u pastruan 83.5 km.
Shkrimi u publikua sot (16.02.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com