Ora ikonike e Londrës, e njohur ndërkombëtarisht si Big Ben, është përfshirë në një proçes pastrimi një javor me skuadra punëtorësh të varur që pastrojnë sipërfaqen e jashtme të saj për t’i dhënë shkëlqimin e duhur. Ora ka katër pjesë të ndara sipërfaqesh, secila e përbërë nga 312 copa xhama opali të cilat janë të gjitha të kornizuara me hekur.
Të armatosur me shumë copa të pastra dhe ujë me sapun, punëtorët e varur duhet t’i pastrojnë me shumë kujdes secilën prej tyre. Projekti vëzhgohet nga menaxheri i mirëmbajtjes së Pallatit Westminister, Steve Jaggs, i cili tregon se pastrimi i orës së famshme Big Ben nuk është vetëm për sipërfaqen e jashtme por dhe për pjesën e brendshme.
Ai shpreson që përkujdesi i tyre i përhershëm të kontribuojë në jetëgjatësinë e mëtejshme të egzistencës së orës. Big Ben është pseudonimi për Pallatin e Ministrisë dhe në vitin 2012-të është pagëzuar me emrin Kulla e Elizabetës, në vitin 'Jubileu i Diamantit' si nderim për Mbretëreshën Elizabeta e II-të.
Një nga pjestarët e skuadrës së pastrimit të orës thotë që ëhstë një nder i madh për të që merr pjesë në pastrimin e ndërtesës me prestigjioze në botë. Pas këtij projekti, ora do të nisë sërish të tregojë orën e saktë për qytetarët Londinez.
Redaksia Online
(Suada B. / Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO