Pastrimi i vijës bregdetare, Rama
zbulon planin: Gjoba të ashpra!

Pastrimi i vijës bregdetare, Rama<br />zbulon planin: Gjoba të ashpra!<br>
Kryeministri Edi Rama ka zbuluar planin e qeverisë për pastrimin e gjithë vijës bregdetare në sezonin e ardhshëm turistik. Duke iu bërë thirrje bashkive të vendosin gjoba sa më të ashpra për çdo rast, Rama tha se po punohet me Ministrinë e Mjedisit për një skenë të re kontrolli mjedisor.

Sipas tij, vija bregdetare është pasuria jonë më e madh ndaj dhe nuk mund të lihet në mëshirë të atyre që e sulmojnë. Më tej, kryeministri deklaroi se ministri i Brendshëm ka filluar punën për punën për të garantuar prezencë policësh në të gjithë vijën bregdetare.

“Ka filluar puna e ministrit të Brendshëm për të garantuar prezencë policore në gjithë vijën bregdetare, kështu që jemi shumë të qartë për këtë dhe bashkëpunimi është themelorë”, tha kryeministri.

I pari i qeverisë i bëri këto deklarata gjatë takimit me drejtuesit vendorë të Qarkut të Vlorës, teksa ndodhet në qytetin bregdetar për takimin e qeverisë, ku ndër të tjera tha se do të publikojë së shpejti dhe emrat e prefektëve, për të pasur një hallkë më të qartë ndërveprimi.

“Çdo krim i çdo natyre është detyrim i policisë së shtetit që të reagojë për ta parandaluar. Kjo është shumë e qartë, ne nuk mundet dot që në një vend kaq të vogël të humbasim një metra katror rërë apo 1 metra kub ujë. 
Ne jemi shumë të qartë për higjienën në sezon turistik. Është e paimagjinueshme që as Durrësi, apo Himara, Lezha, Shkodra, etj të mbajnë presionin e gjithë asaj ngarkese njerëzish që hedhin mbeturina. Për këtë arsye po punojmë me Ministrinë e Mjedisit për një skenë të re të kontrollit mjedisor. Vija bregdetare është pasuria jonë më e madhe dhe nuk mund ta lëmë në mëshirë të atyre që e sulmojnë. Ne po punojmë që të bëjmë një sistem që të jetë gati në sezonin e ardhshëm për të pasur një forcë pastrimi në të gjithë vijën bregdetare dhe të funksionojë. 
Bashkitë duhet të vendosin gjoba shumë të ashpra. Në Tajlandë shkon në burg nëse hedh një cigare në rërë, apo në Singapor që nuk lejohet as të mbash një çimçakëz në çantë. Ne do vazhdojmë investimet në të gjithë vijën bregdetare dhe duhet të forcojmë shumë ligjin dhe shtetin. Ka filluar puna e ministrit të Brendshëm për të garantuar prezencë policore në gjithë vijën bregdetare, kështu që jemi shumë të qartë për këtë dhe bashkëpunimi është themelorë. Shumë shpejt do bëj publik emrat e prefektëve dhe pastaj do kemi një hallkë më të qartë ndërveprimi”,
deklaroi Rama. 

Redaksia Online
D.Ç./Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?



×

Lajmi i fundit

Shpërthim me tritol në banesën e 50-vjeçarit në Fushë-Krujë (EMRI)

Shpërthim me tritol në banesën e 50-vjeçarit në Fushë-Krujë (EMRI)